Situata në Maqedoninë e Veriut kohët e fundit është bërë shqetësuese për shkak të koronavirusit.
Përgjatë 24 orëve të fundit, në MV, kanë ndërruar jetë 9 persona, ndërsa janë regjistruar 150 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bën me dije se numri i viktimave ka arritur në 277.
Raportohet se 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.