Të vrasësh kafshët, për shumë shqiptarë është kthyer në diçka normale. Ku jo pak herë publikohen video tronditëse, në të cilat qentë vriten në mënyrë barbare. Nga burra, të moshuar, por më tronditëse janë rastet kur fëmijët, me një urrejtje të madhe, i masakrojnë.
Një rast i ngjashëm ndodhi në orët e mëngjesit, ditën e sotme, në Kamëz. Zotëria i cili mban një lopatë në dorë e godet qenin dhe më pas tenton ta spostojë duke e ngritur. Por, kur e kupton që po filmohet largohet, duke e lënë qenin të shtrirë në tokë.
Më pas, me një gjakftohtësi të frikshme, disa fëmijë fillojnë ta gjuajnë me gurë. Si të ishte një mënyrë argëtimi, duke qeshur hedhin edhe tulla drejt qenit, e ndjehen krenar për veprimin që kryejnë.
“Shumë mirë ia bënë që e vranë”, dëgjohet të thonë disa nga djemtë.
Në video duket qeni i shtrirë mes koshave të plehrave, teksa përpëlitet deri sa ngordh. Por, ky veprim duket se nuk i ka shqetësuar as banorët përreth, të cilët kalojnë dhe qëndrojnë indiferentë. TIRANA TODAY