E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Pamje të pabesueshme/ Shpërthen vullkani Etna në Siçili

Vullkani Etna në Siçili është rizgjuar mëngjesin e së mërkurës, duke lëshuar në qiell shtëllunga hiri dhe llavë.
Pamjet janë në të njëjtën kohë të frikshme dhe impresionuese. Në to shihet momenti kur llava e shkrirë nis të bjerë në anë të vullkanit më të famshëm evropian, që është rreth 700 mijë vjet i vjetër dhe 38 kilometra i gjerë.
Mali Etna ndodhet në qytetin e Katanias, mes Mesinës dhe Katanias. Çdo vit ai prodhon mjaftueshëm llavë sa për të mbushur një gradaçelë, duke derdhur tonelata llave të shkrirë në Siçili.
Etna është vullkani më i lartë në kontinentin evropian, plot 3 300 metra i lartë. Ai është një prej vullkanëve më aktivë në botë dhe më aktivi në Evropë.
Etna prodhon rreth 7 milion ton CO2, ujë dhe dioksid squfuri çdo vit. Në vitin 2011, Etna nxori rreth 70 milion ton llavë. Etna është 700 mijë vjet i vjetër dhe 38 kilometra i gjerë.
Hera e fundit që Etna u shndërrua në rrezik serioz për fshatrat përreth ishte në vitin 1992, kur llava vërshoi drejt Zafferana, një qytet me 7 mijë banorë.
Në një operacion spektakolar, ushtarët italianë dhe amerikanë përdorën shpërthime të kontrolluara për të ndryshuar rrjedhën e llavës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Deri 1 miliardë dollarë grami, ja kush janë elementet më të shtrenjtë në botë

Elementet kimikë janë blloqe ndërtimi të gjithçkaje që shohim rreth nesh. Deri tani njihen 118 elementë, 94 prej të cilëve janë në gjendjen e...

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli në Shqipëri, Prokuroria italiane nis hetimet

Prokuroria e Peruxhas ka nisur hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Makina që ish-arbitri kishte marrë me qira u gjet e djegur...

Blerja e 300 mijë maskave për ushtrinë, SPAK nis hetimet për ministren Xhaçka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, (SPAK) ka nisur hetimet për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Hetimi lidhet me me dy tendera...

Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, nën hetim edhe dy persona të tjerë (Emrat)

Misterit të vrasjes dhe masakrimit të çiftit Pasho në Itali, i janë shtuar edhe 2 persona të tjerë duke e çuar në 3 listën...

Topalli apel qytetarëve: Rama, Meta dhe Basha duhet të ikin më 25 prill

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka kërkuar bashkimin e shqiptarëve kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës e Ilir Metës. Topalli u shpreh se vendi...