Reperi Gjiko ka publikuar së fundmi këngën me titull “Bakllava”, bashkëpunim ky me këngëtarin Butrint Imeri.
Ndërkohë, në profilin e tij në Facebook ai ka postuar një foto ku pozon shumë serioz i veshur sportiv, teksa mbante një kapuç në kokë.
“Zemra e gjen rrugën e vet”, shkruan reperi bashkëngjitur me foton. Një nga komentet e bëra në foton e reperit është edhe ai i bashkëshortes së tij, Elita Rudit.
Kjo e fundit, duke se po ia ‘nxin’ jetën GJikos me nazet e shtatzanisë. “Mos merr poza fort por shko më ble bukëëën! Edhe limona, se i kam hongër të gjitha dhe gjej një makinë që bën akull rrugës. Të dua bebe”, i komenton Elita.
Ndërkohë kujtojmë se Elita është në pritje të ëmbël, e së shpejti ata do të bëhen prindër për herë të parë.