Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Paloka “sulmon” Ramën: Rrahu barbarisht gra e fëmijë për të vjedhur 40 mln euro

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Paloka “sulmon” Ramën: Rrahu barbarisht gra e fëmijë për të vjedhur 40 mln euro

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sjellë në vëmendje përplasjen e shënuar ditën e djeshme mes banorëve të Astirit dhe punonjësve të policisë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebok”, Paloka akuzoi qeverinë, veçanërisht kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, dhunoi barbarisht fëmijë, gra dhe të moshuar, me arsyen e vetme, sepse dolën në mbrojtje të banesave të tyre.

“Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po dhunohen për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 milionë euro nga ndërtimi i rrugës, dhe jo se po pengojnë ndonjë projekt në dobi të qytetit”, theksoi Paloka.

Ndër të tjera, ish-deputeti u shpreh se kur PD-ja të vijë në pushtet “çdo centimetër katror i pronës së banorëve të Astirit do të kompensohet me vlerën e tregut”. Ndërsa shtoi se nëse për projektin e “Unazës së Madhe” do të kishte hetime të pavarura, kryeministri Rama do të ishte duke vuajtur sot dënimin në burg.

Deklarata e plotë:

Dje regjimi i Edi Ramës dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re. Fëmijë, gra dhe të moshuar, u bënë viktima të dhunës, me arsyen e vetme se mbronin shtëpitë e tyre, nga projekti korruptiv 40 milionë euro i Edi Ramës.

Banorët e Unazës janë viktima të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë as për projekt zhvillimi dhe as për ndërtimin e një rruge të re.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po dhunohen për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 milion euro nga ndërtimi i rrugës, dhe jo se po pengojnë ndonjë projekt në dobi të qytetit.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po u shkatërrohet i gjithë mundi dhe djersa e tyre, për shkak të lejeve të ndërtimit që ka dhënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në atë zonë. Që pallatet e ndërtuara me paratë e drogës dhe korrupsionit të kenë vlerë të lart, duhet të dalin në vijë të parë. Kjo është arsyeja e vërtetë e shembjes së qindra shtëpive e bizneseve në atë zonë, pa asnjë kundërshpërblim.

Të gjithë e mbajnë mend sesi falë betejës së këtyre banorëve u zbulua një aferë e padëgjuar kurrë në Shqipëri. Një firmë fantazëm arriti me ndihmën e Edi Ramës të fitonte një tender, duke falsifikuar firmën dhe dokumentat e autoriteteve amerikane.

Asnjë i arrestuar për këtë aferë korruptive. Asnjë i arrestuar për këtë falsifikim. Prokuroria e kontrolluar nga Edi Rama, që burgos banorët që mbrojnë të drejtat e tyre, ka 1 vit që mban pa hetuar dosjen e korrupsionit gjigand me projektin e Unazës së Re.

Pse nuk hetohet kjo dosje? Pse nuk është askush në burg për këtë aferë korruptive? Përgjigjia është e njohur: Hetimi i plotë dhe i pavarur i kësaj afere, çon në burg Edi Ramën, njeriun përgjegjës për këtë aferë.

Prandaj ai urdhëron dhunimin e banorëve. Prandaj ai përdor Policinë kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Prandaj përdor median për të bërë propagandë se banorët po pengojnë zhvillimin e qytetit.

Banorët janë në mbrojtje të të drejtës së tyre! E drejta e pronës është themeli i një shoqërie demokratike. Kushdo prej tyre ka të drejtën të kompensohet për shtëpinë apo biznesin e tij. Këto thotë Kushtetuta. Këtë thotë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Është e qartë se në shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama, ligji dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë, sa kohë pengojnë hajdutërinë dhe korrupsionin e kësaj Qeverie.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë dhe e ripërsërit: Çdo centimetër katror i pronës së banorëve të Astirit do të kompensohet me vlerën e tregut. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë. Ky ka qenë zotimi ynë me shkrim. Ky do të jetë veprimi ynë i parë në qeverisje.

Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshi, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejtë. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët.

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj cdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit.

Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot.

Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet. Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet.

Tags: banoret e astiritedi palokaedi ramaunaza e madhe

TË LIDHURA

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

11:58 | 01/11/2025
“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin
Aktualitet

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

11:55 | 01/11/2025
2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve
Aktualitet

2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

09:30 | 01/11/2025
Next Post
Meta njofton konferencë për shtyp

Meta njofton konferencë për shtyp

Erdogan viziton Trump në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan viziton Trump në Shtëpinë e Bardhë

Zbulohet shuma që kosovarët mund të humbasin në bankat serbe

Zbulohet shuma që kosovarët mund të humbasin në bankat serbe







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

by mirseda
11:58 | 01/11/2025
0

Dy persona janë arrestuar në fshatin Balldre të Lezhës pasi u kapën me doza lëndësh narkotike që...

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

11:55 | 01/11/2025
Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

09:30 | 01/11/2025
Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

08:51 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com