Zgjedhjet në Partinë Demokratike për kreun e ri të saj do të zhvillohen më 22 korrik, pa marrë parasysh kërkesën e grupit anti-Basha për shtyrje të afatit.
Në një deklaratë të dy nënkryetarëve , Paloka e Spaho, të shpërndarë për mediet, ricitohet neni 58 i Statutit në të cili thihet: “Te gjitha organet e Partise duhet tu nenshtrohen zgjedhjeve te pakten cdo kater vjet. Sikurse dihet zgjedhjet e fundit jane zhvilluar me 22.07.2013. Zgjedhjet e ardhshme do te mbahen me 22.07.2017.”
Nëse do të ketë anëtarësime të reja në këtë parti, ata nuk do të mund të votojnë në këtë garë, pasi si thuhet në deklaratë “ne votim do te marrin pjese vetem ata te cilet jane antare te PDSH deri ne daten 28.06.2017”.
Më tej në deklaratë referuar statutit thuhet:
“Cdo Dege e PDSH administron databazen e antaresise se saj. Cdo ndryshim ne Databazen ne qender behet vetem me kerkesen zyrtare te Deges shoqeruar me dokumentacionin e plote te antarit qe shtohet apo largohet.
Komisioni i Organizimit dhe kontrollit te Operacioneve Elektorale, perberja e tij dhe kryesimi krijohen ne baze te nenit 46 te statutit dhe eshte kompetence e Kryesise se PDSH.
Sipas pikes 2 te ketij neni ai ka autoritetin per pergatitjen dhe organizimin e operacioneve te votimit ne nivel kombetar dhe territorial dhe siguron rregullsine e tyre. Ai nderhyn ne zgjidhjen e ceshtjeve elektorale ne Deget e Partise ne perputhje me aktet e nxjerra per kete qellim. Ai pergjigjet perpara Kryesise se Partise.
Ne keto rrethana ne si drejtues te PDSH nuk mund te plotesojme kerkesa qe nuk parashikohen apo jane ne kundershtim me statutin, dhe as te ndryshojme statutin e PDSH.
Ne garantojme qe brenda kompetencave tona do sigurojme per cdo kandidat nje proces te rregullt, te ndershem dhe te barabarte sipas statutit te PDSH”.
Pak më parë kandidati i parë zyrtar për kreun e ri të PD-së, Eduard Selami, kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në parti, me pretendimin se nuk ka kohë të mjaftueshme për bërjen e fushatës. Por, siç tha ai, Basha i është përgjigjur se kjo është kompetencë e grupit organizativ të zgjedhjeve.