Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se PD në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë e përçarë në 5 parti.
Nënkryetari i PD thotë se Veliajt sot i ka shpëtuar goja dhe ka nxjerrë zbuluar planin e Ramës për të krijuar ”parti të djathta” pasi ka frikë nga humbja.
Paloka thotë se partitë e ”djathta” që do dalin para zgjedhjeve të 25 prillit nuk janë të PD, por siguron se të gjithë që i shërbejnë Ramës bashkë me të në kosh do përfundojnë.
Postimi i Palokës në Facebook
Degjojeni vemjen? si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen…
Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja!
Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne?