Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Palmer: Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Palmer: Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha sot se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane dhe për këtë ai tha se do të mundohen të bindim Bashkimin Evropian.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zoti Palmer tha se me presidentin e Serbisë kanë diskutuar për situatën aktuale politike, jo vetëm në Serbi, por në të gjithë rajonin.

“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme, veçanërisht pas dështimit të Bashkimit Evropian për të gjetur një kompromis në lidhje me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Sipas mendimit tonë, ky ishte një gabim historik dhe ky është një mesazh i keq për të gjithë rajonin”, tha Palmer duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara të shohin Ballkanin Perëndimor drejt perspektivës evropiane.

“Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bindur Bashkimin Evropian që të ndryshojë pozicionin e tij përpara takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Zagreb, në maj”, tha ai.

Palmer bëri thirrje ndërkaq që të respektohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, ku Lista Serbe ka marrë mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës dhe të drejtën për t’i përfaqësuar në qeveri.

Ai tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me udhëheqësit në Kosovë përfshirë edhe zotin (Albin) Kurti.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se vlerëson mbështetjen amerikane për rrugën evropiane të Serbisë.

Ai tha se sa i përket çështjes së Kosovës qëndrimet ndërmjet dy vendeve vazhdojnë të jenë të ndryshme dhe se sipas tij Beogradi kërkon bisedime serioze me Kosovën që do të çonte te një zgjidhje kompromisi.

“Unë besoj se, në lidhje me Kosovën, së shpejti do të bëhen kushtet për të vazhduar dialogun.

Kur them së shpejti, në dy ose tre muaj, do të bëhen kushtet për të vazhduar dialogun.

Ne duam që dialogu të jetë serioz, të jetë përgjegjës, të çojë në një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Presidenti serb tha se gabohen “shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që nëpërmjet trysnisë do të detyrojnë Serbinë të pranojë diçka në kundërshtim me interesat e saja kombëtare”.

Palmer po qëndron në Serbi, pas vizitës që kishte në Kosovë ku tha se, “zgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës e Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet përparësi strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe se për këtë sipas tij po ndjehet nevoja që kjo të arrihet sa më shpejt”.

Palmer ka thënë se puna e tij “aktualisht lidhet me mundësinë e kthimit të Kosovës e Serbisë në tavolinë për të vazhduar bisedimet”, një proces ky që është pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa diplomatët shpresojnë që ripërtëritja e bisedimeve të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. /VOA

Tags: Ballkani Perëndimorkompromispalmerperspektive evropiane

TË LIDHURA

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve
Rajoni

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

21:16 | 11/03/2026
Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit
Aktualitet

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë
Rajoni

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Next Post
Atentati/ Nisin verifikimet për zinxhirin komandues të policisë së Durrësit

Atentati/ Nisin verifikimet për zinxhirin komandues të policisë së Durrësit

Arrestohet politikani i njohur

Arrestohet politikani i njohur

Rezarta Shkurta tregon se si moderatorja e njohur për pak e ndau nga Ermali

Rezarta Shkurta tregon se si moderatorja e njohur për pak e ndau nga Ermali







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com