Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pallat, hotel dhe bar! Prokuroria konfiskon pasurinë e biznesmenit në Durrës

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I mori jetën burrit kur po flinte, nëna e 10 fëmijëve dënohet me 14 vite burg

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar një hotel dhe bar në zonën e plazhit me vlerë rreth 1 mln euro. Dyshohet se pasuria është si rrjedhojë e aktivitetit kriminal të një personi, dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria e Durrësit i ka konfiskuar hotelin me vlerë 1 milionë euro shtetasit Pëllumb Tuda. Ai dyshohet i përfshirë në pastrim parash dhe trafik droge.

Njoftimi i Prokurorisë

“Prokuroria Durrës konfiskon pasurinë me vlerë 1 mln euro të të dyshuarit për kryerjen e 4 veprave penale

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë në emër të shtetasit P.T., pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për procedimin pasuror nr. 2/2020, regjistruar ndaj subjektit hetimor shtetasit P.T., banues në Plazh, Durrës, rezultoi e provuar se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të të dyshuarit P.T., për këto arsye:

Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Së dyti: Shtetasi P.T., zotëron drejtpërsëdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Shtetasi P.T., përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a.

Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar.

Mbi këtë bazë me Vendimin nr. 217, datë 09.06.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:

Konfiskimin e pasurisë së mëposhtme në emër të shtetasit P.T., pasurinë pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euro.

Tags: biznesmendurresPëllumb TudaProkuroria e Durrësit

TË LIDHURA

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”

08:23 | 12/07/2025
Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët
Aktualitet

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

08:20 | 12/07/2025
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur
Aktualitet

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:17 | 12/07/2025
Next Post
Kush është pronari i hotelit me vlerë 1 milionë euro të konfiskuar në Durrës

Kush është pronari i hotelit me vlerë 1 milionë euro të konfiskuar në Durrës

Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi

Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi

“Zhdukje masive siç nuk është parë në Tokë prej miliona vitesh”, shkencëtarët zbulojnë tre asteroidët gjigant

“Zhdukje masive siç nuk është parë në Tokë prej miliona vitesh”, shkencëtarët zbulojnë tre asteroidët gjigant

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”

by mirseda
08:23 | 12/07/2025
0

Është caktuar data se kur Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës për lënien...

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

08:20 | 12/07/2025
Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

08:19 | 12/07/2025
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:17 | 12/07/2025
Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com