pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişsaltbahiscasibomsaltbahissaltbahiscasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalmercurecasinomercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişvdcasinonesinecasinokulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Pakt Kombëtar për Integrimin”, ish-Presidenti Moisiu apel të fortë politikës (video)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Ngërçi politik që ka mbërthyer vendin, ka nxjerrë në skenë ish-presidentin Alfred Moisiu. Në një prononcim për mediat, ai prezantoi pikat e platformës, që sipas tij, do zgjidhin këtë situatë të rënduar mes palëve politike.

Ish-kreu i Shtetit akuzoi forcat politike se kanë vendosur interesat personale e partiake mbi interesat e vendit, ndaj nënvizoi se kjo situatë duhet të marrë fund, përmes një pakti ndërkombëtar për integrimin.

Po kështu, ai ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shtetërore, gjuhën e urrejtjes e retorikën denigruese ndaj rivalëve politikë.

Moisiu u shpreh se forcat politike kryesore duhet të kthehen në dialog, me qëllim që të përmirësohet kuadri ligjor, përfshirë edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ai nuk la pas edhe ndëshkimin e elementëve të përfshirë në trafikun e votës. Ish-presidenti propozoi një komision të përbashkët me intelektualë dhe njerëz me integritet, që do të propozojnë ndryshimet kushtetuese.

Deklarata 

Kriza politike po përkeqësohet. Është koha e fundit për dialog mes aktorëve politikë, për të gjetur zgjidhje në interes të Shqipërisë, dhe jo në kurriz të saj. Është koha për një zgjidhje afatgjatë, për të mos u rikthyer në krizat ciklike, faturat të cilat i ka paguar vendi dhe populli. Ne vlerësojmë se janë të patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve, për interesa partiake ose personale të disa drejtuesve politikë.

Veprimet e dhunshme ndaj institucioneve shtetërore apo publikë. Përdorimi i shprehjeve luftënxitëse dhe përçarëse.

Retorika denigruese ndaj rivalëve politikë të radhës, të secilës palë dhe nga secila palë politike. Mungesa e dialogut mes partive kryesore politike etj. Të gjithë këto faktorë kanë çuar në cënim të sigurisë dhe qetësisë se qytetarëve.

Veprime që dëmtojnë seriozisht themelin e demokracisë së brishtë shqiptare.

Veprime që po cënojnë imazhin e Shqipërisë, dhe të shqiptarëve në botë.

Veprime që bien ndesh me dëshirat dhe përpjekjet e popullit për integrimin evropian.

Gjendja e krizës ku ndodhet vendi, dhe përsëritja periodike e saj për gati 30 vite me radhë, kanë rezultuar ringursim dhe këmbëngulje për të ecur ne drejtim të gabuar.

Ata kanë vendosur interesat personale e partiake mbi interesat e vendit. Tendenca e emigrimit të vazhdueshëm dhe braktisja nga rinia është tregues i kësaj politike të gabuar, të dëmshme, dhe në thelb jo demokratike.

Ne vlerësojmë se kjo situatë duhet të marrë fund përmes një reformimi të thellë, dhe një pakti ndërkombëtar për integrimin mbi këtë bazë.

Ne ju drejtohemi publikisht institucioneve dhe partive politike, dhe cilido me një zë në vendimmarrje politike për:

1-Mbrojtjen e integritetit të institucionit të zgjedhjeve, duke vlerësuar se nëpërmjet votës së lirë, të fshehtë, të ndershme dhe të pacënuar, mund të arrihen ndryshime pozitive, stabilitet, legjitimitet dhe demokraci funksionale afatgjatë.

2- Pranimin e faktit se ndryshimeve Kushtetuese të bëra në vitin 2008 prishin ekuilibrat Kushtetues, dhe sollën pasoja negative në sistemin tonë përfaqësues. Pranimin e anulimit ose korrektimin e tyre të plotë.

3- Ndryshimin e procesit zgjedhor, për ta bërë atë më legjitim dhe zgjedhja e presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët.

4- Forcimin e kompetencave të institucioneve që garantojnë kushtetueshmëri, dhe japin garanci ndërmjetësimi e zgjidhje të konflikteve të mundshme institucionale, duke hequr dorë nga pritshmëria që krizat të zgjidhen me ndërhyrje nga jashtë.

5- Në funksion të rritjes së besimit të procesit politik, forcat politike kryesore të rikthehen në dialog institucional, në mënyrë që të ndryshohet korniza ligjore, përfshirë dhe Kushtetutën, mbështetur në praktikat më të përshtatshme të botes së lirë, lidhur me sa vijon:

a- Garantimin e zgjedhjeve të lira, të fshehta e të ndershme përmes një strukture qeverisëse, gjate procesit zgjedhor, të tillë që të mos ndikojë në fushatat elektorale nëpërmjet përfitimit nga funksioni shtetëror.

b- KQZ dhe të gjitha organet bartëse, të respektojnë kërkesën ligjore për depolitizim, dhe të zgjedhin individë nga institucione që janë larg politikës.

Numëruesit e votave të mos jenë përfaqësues ose militantë të partive politike, për të evituar çdo konflikt interesi përkundrejt rezultatit të votimit, dhe për këtë të merret përvoja e vendeve të zhvilluara.

c- Të hetohen individët e përfshirë të trafikut të votës, dhe të forcohet legjislacioni penal për ndëshkimin e abuzuesve dhe të shkelësve dhe rregullave zgjedhore.

d- Të respektohen rregullat strikte për financimin e partive, dhe të vendosen ndëshkimet penale për rastin e abuzimit të shkeljes së rregullave.

e- Të forcohen masat ndëshkimore sipas kodit të zgjedhjes, që gjatë debateve politike në Kuvend dhe jashtë tij, të reflektohen standardet etike të sjelljes.

6- Për qëllimet e mësipërme, Kuvendi në bashkëpunim me shoqërinë civile, të sjellë një komision të posaçëm, të përbërë nga njerëz të pa angazhuar politikisht, intelektual, përfaqësues të medias, shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit me integritet politik dhe moral; të propozojnë ndryshimet përkatëse, kushtetuese dhe ligjore.

7- Politika shqiptare të hartojë një pakt kombëtar, ku të përcaktohet niveli në të cilën do të bëhen ndryshime në administratë, në raste të ndryshimit të pushtetit.

TIRANA TODAY

Tags: Alfred Moisiukriza poltikeplatforma

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Pas atij të Lezhës, procedohet një tjetër kryebashkiak

KiE tërheq vëzhguesit, Basha: Distancim i qartë, ne do i dalim zot Shqipërisë

Mavraj refuzon Kukësin për këtë skuadër të huaj







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com