Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Paketa e ndihmës/ Rama tregon kategoritë që përfitojnë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët e bllokuar jashtë/ Rama: Nëse hapim kufijtë, s’do kemi më vend të varrosim njerëzit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga java e ardhshme do të prezantohet paketa e zgjeruar e ndihmës.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rama sqaroi se në këtë listë do të përfshihen edhe punonjësit e kompanive të mëdha me një bonus. Sipas tij, kjo do të bëhet që kompanitë në fjalë të mund të mbajnë në punë punonjësit e tyre.

Kreu i qeverisë theksoi se edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur me urdhër qeverie, por de fakto janë mbyllur për shkak të pandemisë do ta përfitojnë pagesën e luftës.

“Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje dhe sot faktikisht kemi disponuar dhe listë-pagesat e kompanive që janë mbi 14 mln lekë të reja xhiro dhe sigurisht që ne nuk do t’i lëmë vetëm, ata që sot janë në shtëpi dhe u është thënë qëndroni për shkak të luftës ose jeni të pezulluar deri kur të mbarojë lufta. Në fillim të javësh së ardhshme do të shpalosim paketën e zgjeruar që do të adresojë hallin e madh të të gjithë atyre që sot që flasim janë në nevojë për ndihmën e shtetit të tyre. Të gjithë ata që sot që flasim mungojnë në listë-pagesat nga biznesi.

Dua tu bëj një thirrje të fortë bizneseve të mëdha që në këtë kohë të ndihen në detyrim për të njohur kontributin e punonjësve të tyre dhe të mos bëjnë lojëra me ta. Besoj që do kemi mundësi të flasim edhe për shumë kërkesa të bizneseve të mëdha që meritojnë një adresim.

Kam dëgjuar sot me keqardhje që Balona Tabake e PD-së është ngritur lartë me një balonë budallallëqesh sikur drejtoria e Tatimeve ka refuzuar shumë nga punonjësit që u është premtuar paga e luftës.

Njësitë tregtare do të mbështeten me pagë lufte. Kanë aplikuar shumë biznese të tjera, rreth 15-16 mijë. Është një numër biznesesh të tjera, të cilat nuk janë mbyllur me urdhër, mobilieri të vogla, rrobaqepësi të vogla, servise makinash, fizioterapi, lavazhe të licencuara, agjenci turistike, hidraulikë, elektricistë, që ne nuk i kemi mbyllur por de fakto janë faktikisht pa të ardhura. Këta nuk janë refuzuar për t’u ndihmuar nga ne në këtë aplikim. Do jenë të gjithë taksixhinjtë apo punonjës së linjave urbane do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar. Ju them bëni durim. Nuk premtojmë mrekullira. Gjithçka që them do bëhet, do bëhet sikur qielli dhe toka të bëhen bashkë.

Ata që janë plus nuk janë aplikantë të pranueshëm në këtë paketë. Në fillim të javës së ardhshme me paketën e zgjeruar do të adresojmë një për një.

Instrumenti i garancisë sovrane praktikisht është përdorur në të gjithë botën. Jo më larg se sot, Serbia ka nxjerrë paketën e saj. Paketa e Serbisë është absolutisht njësoj. Një mbështetje siç e kemi bërë edhe ne për bizneset e vogla të mbyllura për shkak të rrezikshmërisë, një instrument garancie për kompanitë e mëdha.

Me paketën e zgjeruar të adresojmë drejtpërdrejt punonjësit që nuk punojnë dot për shkak se janë pezulluar apo larguar nga kompanitë me një bonues lufte dhe kështu t’u japim kompanive mundësinë që t’i mbajnë të integruar.

Lufta mund të zgjasë përtej parashikimeve por duhet të përgatitemi për t’u lehtësuar dhe hapur pak nga pak. Është shumë e rëndësishme të përballojmë të gjithë së bashku periudhën nga sot deri në fund të majit. Ky është objektivi, duke pasur parasysh çfarë ndodh në terrenin e vijës së parë sepse aty varet fakti i kësaj lufte.

Garancia sovrane u jep mundësi të gjitha bizneseve që të kenë likuiditet për të përballuar këtë situatë lufte”, tha kryeministri.

Tags: edi ramapaketa e ndihmesparalajmeron

TË LIDHURA

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!
Aktualitet

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

20:00 | 01/04/2026
Next Post
“Koronavirusi ka një mesazh për ju”/ Rama publikon videon

Koronavirusi/ Rama: Kjo situatë mund të zgjasë deri në 3 vite

Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në Kosovë

Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në Kosovë

Një 107-vjeçare në Holandë, njeriu më i moshuar që fiton ndaj koronavirusit

Një 107-vjeçare në Holandë, njeriu më i moshuar që fiton ndaj koronavirusit







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin
Bota

Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin

by mirseda
21:34 | 01/04/2026
0

Irani po përdor vonesën taktike si një strategji në bisedime për t’i dhënë fund sulmeve ajrore amerikane...

Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme

Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme

21:31 | 01/04/2026
“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

20:50 | 01/04/2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

20:33 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com