Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Pajtohuni”!/ Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Pajtohuni”!/ Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

Anila Shuka, Nenad Kreizer/ DW

Këtë të hënë, më 5 korrik, kancelarja gjermane do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndmor në kuadër të Procesit të Berlinit, një nga nismat më të rëndësishme të saj të politikës së jashtme. “Pajtohuni!” – kjo ishte fjala e fundit e kancelares gjermane, Agela Merkel, në konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, në nëntor 2020. Me këtë ajo iu drejtua dy organizatorëve të samitit të gjashtë të Procesit të Berlinit, kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Megjithë atmosferën miqësore në samit, ata nuk kishin arritur të gjenin një zgjidhje për mosmarrëveshjen mbi interpretimin e historisë. Bllokada e Bullgarisë ndaj fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është ende në fuqi.

Mbështetje për rrugën e BE-së

Edhe në gushtin e vitit 2014, kur kancelarja gjermane ftoi për herë të parë në Berlin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut (emërtimi i sotëm), Mali i Zi dhe Serbi) kishte shumë bllokada dhe rezerva ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Shqipëria sapo kishte marrë statusin e kandidatit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kishin ndërkohë, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po bisedonin për përmbylljen e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit, e cila do të nënshkruhej një vit më pas. Këto vende duheshin mbajtur në rrugën evropiane, megjithë rezistencën e vendeve antare. Kështu lindi Procesi i Berlinit.

Pak përparime drejt BE-së

Që nga takimi i parë vijuan çdo vit takime në të njëjtin format: gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni i BE-së  dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare, që ndiheshin të lidhura me temën në një farë mënyre, qoftë për shkak të afërsisë së tyre gjeografike (Kroacia, Bullgaria), qoftë për shkak të profilit të tyre në politikën e jashtme të BE-së (Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe (në atë kohë akoma në BE) Italia ose më vonë edhe Polonia). As në këtë vit të shtatë të Procesit të Berlinit, zgjerimi nuk ka bërë shumë përparime: Kështu që Procesit të Berlinit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të riprodhojë vetveten. „Formati, në të cilin do të vijojë trashëgimia e kancelares pas largimit të saj nga detyra në vjeshtën e këtij viti, do të njoftohet përfundimisht pas takimit të kancelares Merkel me homologët e saj, por mesazhi që do të dalë nga ky takim është i qartë: „Ai do të ritheksojë perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të konfirmojë vijimësinë e Procesit të Berlinit”, tha për DW,  Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU / CSU, në Bundestagun Gjerman dhe përgjegjëse për politikat e BE-së.

Ofensiva diplomatike

Samiti i së hënës është pika kulmore e një serie takimesh parapërgatitore. „Në qershor u zhvilluan konferenca të ministrave të jashtëm, të shëndetësisë, të brendshëm dhe të ekonomisë. Pjesë e procesit është edhe një forum i shoqërisë civile dhe i rinisë,” thotë Susanne Schütz, e ngarkurara e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor në një bisedë me DW. Në këto konferenca është folur për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë, luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe për digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër. Të hënën (28.06), kancelarja Angela Merkel pati biseda me udhëheqës të Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Imazh i keq në rajon

Në rajon, megjithatë, Procesi i Berlinit ka një imazh jo fort të mirë: “Në sytë e publikut, Procesi i Berlinit nuk është asgjë tjetër, veç një mundësie  për politikanë nga rajoni të takohen me udhëheqësit e BE-së dhe të bëjnë fotografi të gëzuara me mesazhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një të ardhme më të mirë, ” thotë Adi Čermagić nga Iniciativa Evropiane e Stabilitetit (ESI), një think-tank për Evropën Jug-Lindore me qendër në Berlin. „Por qytetarët e rajonit janë lodhur me këto premtime që mund të realizohen pas dhjetë ose 15 vjetësh”. „Por të paktën”, vazhdon Čermagić, „Procesi i Berlinit ka sjellë një përparim për jetën e përditshme. Për shembull, nga data 1 korrik i këtij viti janë hequr tarifat roaming për vendet e rajonit”.

Tregu i përbashkët

Schütz numëron edhe disa përparësi të tjera të këtij samiti: “Infrastruktura e transportit dhe energjisë është zgjeruar shumë në shtatë vitet e fundit dhe është lidhur me korridoret e BE-së. Dhe Zyra Rajonale e Rinisë (RYCO), e cila për  vite me radhë ka bashkuar të rinjtë e rajonit është një zhvillim i orientuar drejt së ardhmes. Këto rezultate dëshmojnë se bashkëpunimi i sukseshëm në kuadër të Procesit të Berlinti është i mundshëm.” Por edhe ambasadorja gjermane e pranon se ka ende shumë për t’u bërë. Sidomos realizimi i një Tregut të përbashkët rajonal, i cili është miratuar në Sofje në vitin 2020.Ky synon që deri në vitin 2024 të arrihen brenda rajonit katër liritë e BE-së: lëvizja e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Vullneti politik është i nevojshëm

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, gjatë takimit të tij në fillim të qershorit me vendet pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit kërkoi që këto të përpiqeshin që samiti i së hënës të bëhej i sukseshëm. Susanne Schütz shpreson që së paku të “arrihet një marrëveshje për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare”.

Për momentin vetëm tre vende janë të gatshme të marrin pjesë në krijimin e një tregu të përbashkët: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor hezitojnë, para së gjithash Kosova për shkak të grindjes së pazgjidhur me Serbinë. Kështu që mbetet tërësisht e hapur, nëse ky samit i fundit do të plotësojë ndonjë dëshirë tjetër të kancelares Merkel, veç asaj të shprehur vitin e kaluar në Sofje: “Pajtohuni”.

Tags: Agela MerkelbeBojko Borisovkancelarja gjermaneZoran zaev

TË LIDHURA

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë
Bota

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

15:02 | 16/01/2026
Next Post
Harrojini ditët e nxehta, shkarkesa elektrike dhe breshër për sot

Harrojini ditët e nxehta, shkarkesa elektrike dhe breshër për sot

Copa America/Brazili mund Kilin dhe kalon në gjysmëfinale me Perunë 

Sot dy sfidat e Euro 2020/Anglezët euforikë pas eleminimit të gjermanëve

Sot dy sfidat e Euro 2020/Anglezët euforikë pas eleminimit të gjermanëve







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com