Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Osmani: Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova në shkëmbim të njohjes

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Osmani: Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova në shkëmbim të njohjes

Kandidatja për pozitën e kryeministrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” theksoi se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve dhe se asnjëra palë sipas saj nuk mund të sillet si fitues absolut dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesor.

“Është krejtësisht evidente se deri sa jemi dy parti me ideologji të ndryshme dhe për derisa njëra ka më shumë përvojë me qeverisje kurse tjetra më shumë në opozitë ka dallime që unë jam optimiste që ne mund t’i kalojmë mirëpo është me rëndësi për ne si Lidhje Demokratike që të sigurohemi që çështjet që kanë të bëjnë me planin ekonomik apo zhvillimin ekonomik, sistemin ekonomik të vendit të jenë çështje që harmonizohen 100 për qind, njëjtë edhe çështjet sociale por edhe çështja e politikës së jashtme e cila nuk lidhet vetëm me dialogun Kosovë-Serbi”, është shprehur Osmani.

Kjo e fundit tha se afati i pranverës së vitit 2020 nuk është kërkuar nga aleatët perëndimorë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, por për të sjellë prapë të dyja palët në tavolinë dhe për të rifilluar negociatat.

“Unë mund t’ua konfirmoj meqenëse i kam pasur takimet e niveleve më të larta për dallim nga partitë e tjera që nuk ka afat për arritjen e marrëveshjes finale. Afati i pranverës së vitit 2020 është për diçka tjetër, jo për arritjen e marrëveshjes finale, ky afat është për të sjellë prapë të dyja palët në tavolinë, për të rifilluar negociatat, për t’i dhënë një shtytje të re vullnetit të të dyja vendeve për të diskutuar me njëra tjetrën për normalizim të marrëdhënieve dhe për të arritur në qoftë se ka vullnet dhe gatishmëri marrëveshje për tema jo edhe aq substanciale”, ka thënë Osmani.

Më tej ka theksuar se, Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova në shkëmbim të njohjes, sepse pastaj shndërrohemi në një Bosnje të dytë.

“Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova në shkëmbim të njohjes sepse Kosova nuk është në gjendje që të japë qoftë territor, qoftë të jetë një situatë ku vetë shndërrohet në një shtet jo funksional vetëm për të marrë njohjen nga Serbia sepse pastaj shndërrohemi në një Bosnje të dytë. Pra në një skenar të tillë ne mund të vijmë në një situatë ku Kosova ka ulësen në Kombet e Bashkuara megjithatë është një shtet jo funksional që nuk mund të arrijë asgjë, as në kontekst të brendshëm e as në kontekst të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kjo është një situatë që ne duhet ta evitojmë me çdo kusht”, tha Osmani.

E pyetur nëse do ta shohim në qeveri apo në legjislacion,Osmani tha se kjo çështje do të determinohet vetëm pasi të arrijmë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, me kusht që edhe ata pajtohen që ky të jetë partneritet në mes të barabartëve dhe nëse pajtohen për një gjë të tillë atëherë besoj që lehtë do të vendosim se ku do të jemi secili prej nesh.

Tags: kosovanjohjeosmaniSerbia

TË LIDHURA

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit
Aktualitet

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Next Post
“Financial Times” portret për Ismail Kadarenë

“Financial Times” portret për Ismail Kadarenë

“Hajdutë që flenë me 900 euro nata”, Arben Malaj ‘sulmon’ Veliajn

“Hajdutë që flenë me 900 euro nata”, Arben Malaj 'sulmon' Veliajn

Rama-Kurti e mbyllin takimin në shoqërinë e aktorit të famshëm

Rama-Kurti e mbyllin takimin në shoqërinë e aktorit të famshëm







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

by mirseda
21:20 | 14/04/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për zjarrin që përfshiu kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë....

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com