Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Osmani kërkon ndihmën e SHBA-së, për anëtarësimin e Kosovës në NATO

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Osmani kërkon ndihmën e SHBA-së, për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një letër dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, se integrimi euro-atlantik i Kosovës është prioritet kyç i sigurisë kombëtare.

Letra, e cila është siguruar të enjten, më 17 mars, mban datën e 10 marsit. “Evropa është duke u përballur me kohërat më të errëta dhe më të rrezikshme prej përfundimit të Luftës së Ftohtë. Teksa ndajmë synimin e përbashkët për mbrojtje dhe promovim të sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë domosdoshmëri. Argumentet kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO shpërfillin këtë nevojë për siguri në Ballkanin Perëndimor dhe nuk shërbejnë në interes të botës së lirë demokratike, e cila është duke u rrethuar nga tendenca autoritare dhe politikat e tyre agresive”.

Sipas Osmanit, Kosova e ka dëshmuar disa herë pse e meriton të jetë pjesë e Aleancës veri-atlantike dhe ka përmendur se Kosova është shteti më pro-amerikan dhe më pro-NATO në botë.

Ajo ka thënë se beson që SHBA-ja do të shfrytëzojë lidershipin dhe ndikimin që ka për të mbështetur Kosovën drejt anëtarësimit në NATO, duke nisur nga programi i Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimi i plotë në Kartën e Adriatikut.

“Ndonëse të gjithë sytë janë drejtpërdrejt në luftën shkatërruese në Ukrainë, ne nuk duhet ta humbim vëmendjen ndaj situatës së brishtë në Ballkan. Ne jemi të ekspozuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të minuar Kosovën dhe për të destabilizuar gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër tjerash Osmani.

NATO-ja ka 30 vende anëtare. Nga vendet e rajonit, pjesë e saj janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Më 9 mars, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se objektivi kryesor i këtij grupi do të jetë avancimi i procesit të integrimit në NATO, fuqizimi i pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Më 6 mars, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, demokrati Ritchie Torres, ka kërkuar nga presidenti Biden që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

Në një letër dërguar presidentit Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kongresisti Torres ka thënë se pas pushtimit rus në Ukrainë, Uashingtoni duhet t’i ndihmojë Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Duke marrë parasysh pushtimin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Është parësore për sigurinë evropiane që ne të vazhdojmë dhe të zgjerojmë partneritetin që kemi përmes NATO-s. Prandaj, si një prej aleateve më të fuqishme të SHBA-së, u bëjmë thirrje që të shtoni përpjekjet tuaja që të siguroheni që Kosova të pranohet në NATO si shtet anëtar”, është thënë në letër.

Ai ka përmendur sanksionet që Kosova ka vendosur ndaj Rusisë duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe ka thënë se Prishtina zyrtare nuk është imune nga agresioni rus.

“Agresioni rus është, po ashtu, shqetësues për Kosovën dhe për shkak të raporteve tashmë të tensionuara që ka me fqinjin e saj, Serbinë. Serbia vazhdon të largohet nga Perëndimi dhe të afrohet drejt idealeve ruse”, ka shkruar Torres. /evropaelire

Tags: kosovaNATOVjosa Osmani

TË LIDHURA

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb
Kosovo

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

16:51 | 14/06/2025
Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!
Rajoni

Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!

20:41 | 13/06/2025
Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?
Rajoni

Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?

16:57 | 13/06/2025
Next Post
Reshje të pakta shiu dhe dëbore për sot, ulen temperaturat

Reshje të pakta shiu dhe dëbore për sot, ulen temperaturat

Ministrja e Ekonomisë: Me 130-140 Euro, një person nuk është i varfër

Ministrja e Ekonomisë: Me 130-140 Euro, një person nuk është i varfër

Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

Partia e Bojkotuesve ishte e para…

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com