Organizata e quajtur “Syri i Popullit”, përmes një komunikate që i ka lëshuar medieve i ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafës dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit që mos të votohet demarkacioni nesër.
Në komunikatë thuhet se “Shtabi Operativ i Organizatës Syri i Popullit për mjetet e informimit, bën të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare”. Organizata e vetëquajtur “Syri i Popullit”, muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi.