Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ishte me masë “arrest në shtëpi”, 53-vjeçari në Vlorë kapet duke vjedhur një furgon

12 muaj ago
in Aktualitet
Ishte me masë “arrest në shtëpi”, 53-vjeçari në Vlorë kapet duke vjedhur një furgon

Edhe pse ishte nën masën e arrestit në shtëpi, kjo nuk e pengoi një 53-vjeçar në Vlorë të dilte nga banesa dhe të përsëriste të njëjtën vepër për të cilën ndodhej nën hetim

Sipas policisë, ai u kap në flagrancë teksa po largohej me një furgon të bardhë, të cilin e kishte vjedhur. 53-vjeçari ishte nën masën e “arrestit në shtëpi” pikërisht për vjedhje.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë/ Goditet një tjetër rast i përsëritur i vjedhjes së pronës, finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe u kap në flagrancë duke vjedhur një automjet tip furgon. Vihet në pranga 53-vjeçari, në Vlorë.

Në kuadër të veprimeve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e sigurisë publike, kanë intensifikuar patrullimet dhe kontrollet në të gjithë territorin që mbulojnë.

Pas informacioneve të siguara, në lidhje me një rast të dyshuar vjedhjeje të një automjeti në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të patrullave të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit R. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte duke larguar mjetin tip furgon të vjedhur.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.

Policia po vijon punën hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për të verifikuar nëse ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
Berisha: Ilaçet janë në dorë të Nushit dhe Tomës

Berisha: Ilaçet janë në dorë të Nushit dhe Tomës

“Ngërç” në Kuvendin e Kosovës, nuk votohet raporti i Komisionit për mandate!

“Ngërç” në Kuvendin e Kosovës, nuk votohet raporti i Komisionit për mandate!

Albin Kurti jep dorëheqjen si kryeministër i Kosovës

Albin Kurti jep dorëheqjen si kryeministër i Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com