Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikon, në rrjetin social në “Facebook” videon ku i bën thirrje shqiptarëve t`i bashkohen protestës së opozitës më 13 maj.
Basha u kujton ndjekësve të tij se nga qëndresa e tyre po lind një republikë e re dhe zotohet, “Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë”
Ja me çfarë fjalësh kërkon t`i bashkojë Basha, shqiptarët më 13 maj për votën e lirë:
“Më 18 shkurt mijëra shqiptarë të braktisur e të shpërfillur vërshuan në shesh kundra krimit dhe grabitjes nga qeveria. U zotuan të mos lënë qeverinë t`u vjedh edhe votën. Basha: Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë. Prej tre muajsh shqiptarët janë bërë barrikadë ndaj së keqes. Nga qëndresa po lind një republikë e re. Bashkohemi më 13 maj për votën e lirë, për republikën e re”.