Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozitarizmi i Ramës dje dhe i Bashës sot, ngjajnë si dy pika uji

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Opozitarizmi i Ramës dje dhe i Bashës sot, ngjajnë si dy pika uji

Nga: Ervis Iljazaj

Dje ishte i ftuar në forumet UET gazetari Sokol Balla, ku diskutoi me pedagogë e studentë për shumë çështje, sigurisht edhe për aktualitetin politik. Pa dashur të hyjë në bisedën e gjatë, ajo që vura re në fjalën e tij ishte kritika e fortë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky nuk është ndonjë sekret, pasi Sokol Balla e ka publik qëndrimin e tij kritik ndaj Lulzim Bashës, dhe çdo njeri ka të drejtë të mbajë një qëndrim ndaj një lideri politik, aq më tepër kur je një person publik.

Duke e përmbledhur, kritikat ishin të tipit: Lulzim Basha nuk frymëzon, shqiptarët nuk shohin një alternativë ndaj Ramës, qeveria nuk është se po shkëlqen me punën e saj, por nga ana tjetër qëndron një lider që nuk ngjall besim, i cili nuk po i paraqet shqiptarëve një program apo alternativë serioze.

Ky nuk është një shkrim që ka ndërmend të replikojë me mendimin e Sokol Ballës, sepse gjithsecili ka mendimin e tij, por mundohet të sqarojë një perceptim të gabuar që është krijuar ndaj Lulzim Bashës. Një perceptim që në këtë moment është duke u krijuar edhe nga shumë njerëz të tjerë rreth Bashës, sidomos pas betejës për 30 qershorin.

Kjo nuk do të thotë që Lulzim Basha ka bërë një aksion opozitar ekselent pa asnjë kritikë. Përkundrazi, ka shumë vend për tu kritikuar dhe shumë gjëra duhet ti ndryshojë nësë vërtet ka si qëllim të jetë kryeministri i Shqipërisë një ditë. Ajo që dua të them, është fakti se si opozitarizmi i Ramës dje dhe i Bashës sot janë po njësoj, madje ngjajnë si dy pika uji.

Në këtë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar. Opozitarizmi në Shqipëri nuk është shquar asnjëherë si një politikë konstruktive, me programe, me debate idesh të stilit britanik apo amerikan. Opozitarizmi në Shqipëri ka qenë gjtihmonë me denoncime, i ashpër, duke akuzuar kundërshtarin për vepra penale, apo edhe me bojkote institucionesh, duke krijuar kriza të thella politike. Në këtë drejtim, Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se Edi Rama dje, në stilin e të bërit opozitë.

Dikush mund të thotë që Lulzim Basha ka marrë vendimin për djegien e mandateve dhe ka braktisur parlamentin. Dakort, por të njëjtën gjë ka bërë dhe Edi Rama si kryetar opozite. Ndoshta jo formalisht duke i dorëzuar, por parlamentin dhe punimet e tij de facto i ka bojkotuar shumë here, duke krijuar kriza politike të thella. Stili opozitarizmit në Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë frymëzues apo një rrugëtim idesh, por një stil që kërkonte të krijonte kriza politike, dhe mandej të ulej në tryezë me mazhorancën për të fituar terren.

Po të shikosh Edi Ramën si kryetar opozite, në vitin 2011 dukej sikur nuk do të vinte kurrë në pushtet, pasi nuk krijonte ndonjë frymëzim apo alternativë të besueshme, ashtu sikurse pretendojnë sot nga Lulzim Basha. Mirëpo, politika është në dinamikë të vazhdueshme, dhe krijon momente dhe konteste që as mund të mendoheshin një javë më parë. Dhe siç e dijmë të gjithë, Rama erdhi në pushtet në vitin 2013.
Fatkeqësisht për demokracinë shqiptare, politika dhe opozitat në Shqipëri kanë funksionuar me këtë logjikë. Krijo krizë për të qenë zgjidhës dhe përfitues i saj, duke pritur radhën për të ardhur në pushtet. Rallë herë opozitat në Shqipëri kanë qenë bashkëpunuese me mazhorancën në këto 30 vite.

Në këtë kuptim, asgjë nuk ka ndryshuar me opozitarizmin e Bashës në politikën shqiptare. Ajo është po njësoj si të gjitha opozitat shqiptare të 30 viteve, edhe më shumë njësoj me atë të Edi Ramës. Ajo që ka ndryshuar kësaj here, dhe mesa duket Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk e kuptuan, dhe si pasojë ndoshta ka nxjerrë në dritë të keqe dhe ka krijuar një frymë pesimizmi në këtë moment në radhët e opozitës, është sjellja e aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Nëse më parë ndërkombëtarët në Shqipëri gjithmonë kanë luajtur rolin e negociatorëve midis palëve sa herë që krijohej një krizë politike, kësaj herë kanë ndryshuar totalisht strategji. Të lodhur ndoshta me krizat e shpeshta shqiptare, kësaj herë nuk kanë zgjedhur të bëjnë negociatorin midis tyre, por të ndërtojnë institucione të pavaruara brenda rendit kushtetues shqiptar për ti zgjidhur ato, ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet demokratike.

Për këtë arsye, kriza politike në Shqipëri kësaj herë po zgjat më shumë se herët e tjera. Sepse, agjenda kryesore e ndërkombëtarëve në Shqipëri nuk është më zgjidhja e krizave politike, por ndërtimi i institucioneve, sidomos atyre të drejtësisë. Prandaj bojkotet, krizat politike dhe sjellja penguese e liderëve politikë për ata nuk ka më asnjë rëndësi. E rëndësishme për ta, është futja në një procedurë të gjatë të ndërtimit të institucioneve shqiptare në mënyrë përfundimtare. Kjo është ndoshta zgjidhja më e mirë në afatgjatë për Shqipërinë, e cila sigurisht ka dhe kostot e veta shoqërore, ekonomike dhe politike. /Gazeta Liberale

Tags: basharamaSokol Balla

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Dollari dhe Euro shfaqin qëndrueshmëri, dobësohet Paundi

Dollari dhe Euro shfaqin qëndrueshmëri, dobësohet Paundi

Tregtari i Venedikut përballë Tregtarit të Kushtetutës

Tregtari i Venedikut përballë Tregtarit të Kushtetutës

Trump: Hetimet për shkarkim janë një “grusht shteti”

Trump: Hetimet për shkarkim janë një “grusht shteti”







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com