Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozita zgjodhi kryetarin e ri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Opozita zgjodhi kryetarin e ri

Nga: Skënder Minxhozi

Pjesëmarrësit ishin po ata. Muzika, flamujt, parullat, edhe përgjegjësit politikë të përzier me turmat, ishin gjithashtu të njëjtët. Ndryshonin vetëm veshjet, nga verore në dimërore, përndryshe kushdo mund të thoshte se panë në televizor pamjet e protestave të vitit të shkuar.

Ilir Meta organizoi një miting kundër qeverisë, me popullin e opozitës, të angazhuar për t’i krijuar një kornizë njerëzore përplasjes së rradhës mes kreut të shtetit dhe kryeministrit. Pjesëmarrja në miting ishte ajo që i përket opozitës. As më shumë, as më pak. Një panel partish të angazhuara pas perdeve, për të sjellë në bulevard listat e përkrahësve të tyre, tamam si në vitet ’80, kur lojtarët më të mirë të skuadrave të tjera, luanin për ekipin që ishte kualifikuar në kupat e Evropës, duke veshur fanela me emra të ndryshuar.

Presidenti zbriti në fushën e lojës për t’i dhënë një shkarkesë elektrike opozitës, sipas tij, të fjetur, e që po përdoret nga Edi Rama si fasadë demokratike. Kryetari i shtetit zbriti në shesh kur pakica kishte hyrë më në fund në institucione, pas dy sezonesh protestash të dhunshme.

Ky ndërrim pozicionesh mund të tingëllojë i pakuptimtë për ata që kujtojnë se Shqipëria është një vend normal. Por nuk është aspak i tillë nëse filtrohet në epruvetën e interesave meskine politike të palëve.

Kryetari i shtetit e sheh që pozicioni që mban brenda mureve të Presidencës, nuk i lejon atij hapësirë dhe mundësi për të balancuar peshën e rëndë të Ramës. Ai sheh gjithashtu sesa e mpakur është sot partia që dikur drejtoi, ndërkohë që procesi i shkarkimit që vijon me hap kërmilli në parlament, është gjithsesi një shpatë që qëndron e varur kërcënueshëm.

Përtej kësaj, Ilir Meta ka parë në horizont më parë se të tjerët (nuhatja politike s’ka qenë kurrë problem për të), sesi qeveria aktuale merrte premtime të majme financiare në Bruksel për tërmetin, ndërsa francezët dhe të tjerët kanë premtuar praktikisht që kësaj rradhe negociatat janë punë e kryer.

Këto llogari, të gjitha së bashku, janë padyshim një mal jo i vogël për t’u kapërcyer, për të gjithë ata që duan ta shohin të rrëzuar Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Dhe vetë Meta, bashkë me Berishën, e do këtë më shumë se kushdo tjetër. E në kushtet kur ish-kryetari i PD nuk ka më asnjë pushtet politik formal, Meta duket se ka vendosur të pushtojë qoftë edhe përkohësisht fushën e lojës së opozitës, për të reklamuar aksionet e veta brenda kampit opozitar.

Sot e djathta zgjodhi virtualisht liderin e saj të ri. Të padeklaruar dhe të paformalizuar, por aktiv, prezent dhe të egërsuar më shumë se kurrë. Ilir Meta e kishte ndarë mendjen prej kohësh që s’do të ishte presidenti i të gjithë shqiptarëve. Me mitingun e të hënës ai tregoi se ka vënë kandidaturë serioze për t’ju kthyer zanatit të vjetër që e braktisi në verën e vitit 2017, kur pranoi me përtesë postin që kurrë s’e përdori siç thonë manualet e detyrës së kryetarit të shtetit. Të paktën nga sot e tutje është i sinqertë edhe me ata që s’e duan…

 

 

Tags: ilir metamanifestimskender Minxhozi

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Imelda Markos, Zonja e Parë më e pasur në historinë moderne

Imelda Markos, Zonja e Parë më e pasur në historinë moderne

Frika nga koronavirusi, mbyllet një nga muzetë më të vizituar në botë

Frika nga koronavirusi, mbyllet një nga muzetë më të vizituar në botë

Flamuri amerikan në tubim/ Ja çfarë thotë Meta për ambasadoren Yuri Kim

Flamuri amerikan në tubim/ Ja çfarë thotë Meta për ambasadoren Yuri Kim







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Holta Zaçajt i mbaron mandati, nis zgjedhja e kryetarit të ri
Politikë

Holta Zaçajt i mbaron mandati, nis zgjedhja e kryetarit të ri

by mirseda
18:09 | 02/12/2025
0

Pas përfundimit të mandatit të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj, mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese,...

Onkologjia në spitalet rajonale jashtë kontrollit, të gjithë dynden në Tiranë dhe shkaktojnë kolaps

Onkologjia në spitalet rajonale jashtë kontrollit, të gjithë dynden në Tiranë dhe shkaktojnë kolaps

17:35 | 02/12/2025
Gjekmarkaj kritikon menaxhimin e përmbytjeve

Gjekmarkaj kritikon menaxhimin e përmbytjeve

17:30 | 02/12/2025
Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

16:46 | 02/12/2025
Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

16:29 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com