Protesta e opozitës do të mbahet më 27 janar. Sot Basha ka mbledhur grupin e tij parlamentar, ku kanë vendosur bashkarisht datën e protestës masive në Tiranë, e cila do të zhvillohet para Kryeministrisë, në orën 12:00.
Po ashtu, gjatë mbledhjes, deputetët kanë marrë edhe udhëzime lidhur me organizimin e protestuesve në zonat që ata përfaqësojnë.
Deputetët do të dalin në zonat e tyre për të zhvilluar takime me qytetarët dhe për të bërë organizimin e tyre për në protestë.
Gjithashtu, mësohet se grupi i Partisë Demokratike vendosi të marrë pjesë në seancën parlamentare.