Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun

Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat ilegale serbe. Veç kësaj, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë kërkuan nga kryeministri Albin Kurti më shumë sqarime rreth marrëveshjes së arritur, si dhe dialogut rreth marrëveshjes finale.

Kosova dhe Serbia, më 23 nëntor në Bruksel, kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. Kosova është pajtuar të mos vazhdojë tutje me zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në RKS, kurse Serbia që të mos lëshojë targa të reja serbe, sikurse ato KM (Kosovska Mitrovica – Mitrovica e Kosovës).

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, tha se mirëpret dakordimin që është arritur të mërkurën në Bruksel, që sipas tij, shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit.

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), tha se ngjarjet që ndodhë së fundi lidhur me targat, kanë qenë të panevojshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë tregon qasjen joserioze dhe paaftësinë tuaj [Albin Kurtit] përballë përgjegjësive shtetërore që keni me vendin dhe Kosovën”.

“Domosdo, duhet transparencë për dialogun para Kuvendit, qytetarëve të Kosovës dhe jo deklarata kontradiktore, jo qasje selektive, jo injorim ndaj neve dhe qytetarëve dhe ndaj partnerëve strategjikë, mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Edhe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret marrëveshjen, e cila, sipas tij, shmangu rrezikun për përshkallëzim të situatës në veri.

Megjithatë, ai theksoi se me marrëveshjen nuk është zgjidhur situata në veri.

“Sfida që e pret Kosovën është rikthimi i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës apo plotësimi i pozitave”, tha Haradinaj.

Arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe e ka mirëpritur edhe SHBA-ja.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha Kurtit se nga marrëveshja e arritur për targat ka një paqartësi, nëse pritet kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

Kryeministri tha se kthimi i tyre në institucione nuk mund të bëhet politikisht dhe se kjo është çështje juridiko-ligjore e kushtetuese.

“Unë iu kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione: mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje. Por, nuk iu kam thënë kthehuni. Nuk kam të drejtë t’iu them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha Kurti.

Në fillim të nëntorit, si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kthimin e tyre në institucione e kanë kërkuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 24 nëntor se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për formimin e Asociacionit është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, beson se komunat nuk mund të organizohen sipas parimeve etnike.

Pas arritjes së marrëveshjes për targa, BE-ja tha se “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”, si dhe “çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit (të Brukselit)”, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. /evropaelire

Tags: kosovekurtiSerbia

TË LIDHURA

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Degradon keq sherri/Dhunohet avokati përpara gjykatës

Degradon keq sherri/Dhunohet avokati përpara gjykatës

Italia: Koha për dialog dhe normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Italia: Koha për dialog dhe normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Shpërthim të pandemisë në Kinë, infektimet në rritje

Shpërthim të pandemisë në Kinë, infektimet në rritje







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com