Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Opozita, lesh arapi në Tiranë!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Opozita, lesh arapi në Tiranë!

Nikoll Lesi, në një editorial në gazetën e tij “Koha Jonë”, shkruan se Erion Veliaj e ka të sigurtë fitoren në Tiranë, pasi opozita po gabon me strategjinë e saj.

Shkrimi

Kryeqyteti pritet të jetë një betejë e mirëfilltë politike për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Dhe këtë po e kërkojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i mëshojnë idesë se duhet një kandidat i mirëfilltë politik në Tiranë që të sfidojë Erion Veliajn.

Por të dy kanë rënë në kurthin e Eron Veliajt, i cili pikërisht këtë synon që beteja në Tiranë të kthehet në përballje politike, ku të futen të gjithë në këtë përplasje; Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Natyrisht dhe ai vetë.

Por në kryeqytet sipas njerëzve të statistikave elektorale, kandidatit të opozitës i duhet të marrë me shumë se sa ka prodhuar koalicioni opozitar në zgjedhjet e fundit politike, diku te 30 mijë vota plus. Dhe kjo sikur të marrim variantin që kandidati opozitar nuk ka asnjë rrjedhje vote nga e djathta si dhe nga PL, dikur LSI.

Duke ditur fort mirë se demokratët do të jenë të ndarë dhe nuk kanë asnjë shans të përbashkohen në këto zgjedhje, siç po luhet teatër mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit, pra kjo do të sjellë një firo të madhe votash sidomos në Tiranë, sepse duhet pranuar se deputetja Jorida Tabaku dhe njerëzit e tjerë në grupin Alibeaj-Basha, kanë vota të konsiderueshme. Ose më saktë do të kandidojnë një emër nga radhët e tyre që nuk fiton, por heq një kamion me vota nga PD-ja e Berishës.

Ndaj skema që duan të dalin me një kandidat të fortë politik apo nga radhët e politikës është skemë e dështuar elektorale dhe që do të sjellë fitoren automatike të Erion Veliajt.

Pikërisht këtë po luan mjeshtërisht Erion Veliaj, duke punuar e mikluar njerëzit që ka si kolonë të pestë në kryesinë e PD-së së Saliut. Në qoftëse gjëndet një figurë jo militante apo me imazhin e një njeriu që nuk pyet partinë por vetëm qytetarët, atëhere dueli vështirësohet për Erion Veliajn.

Nëse vendoset ky portret kandidati për bashkinë e kryeqytetit, ka nevojë që të mos e tradhtojnë militantët fanatikë të opozitës. Sepse kandidati që vjen nga bota e shoqërisë civile merr vota e elektoratit gri të cilat në shumë raste shkojnë deri në 25 përqind. Vetëm kjo pjesë elektorati mund ta lëkund Erion Veliaj.

Ndryshe me kandidat militant, nuk ka asnjë shans të fitohet Tirana, sepse makineria gjigande elektorale dhe partiake e Erion Veliajt dhe e kryeministrit bën shoshë cdo kandidat opozitar. Raportet me elektorat fanatikë mes PS dhe opozitës në kryeqytet tregojnë së Edi Rama me Erion Veliajn janë shumë përpara.

Ndaj të shkosh vetë në thertoren e Veliajt në Tiranë është sakrilegj i madh për kandidatin opozitar.

Brenda kampit opozitar ka debate të forta për emrin e kandidatit, pasi Primaret ndezin elektoratin demokrat, por nuk mjaftojnë për të mbytur transoqeanikun e Erion Veliajt.

PL e Ilir Metës, me sa duket ka interes vetëm për njërin nga kandidatët e PD-së që ka vetshpallur kandidaturën, duke krijuar xhelozi të kandidati tjetër demokrat. Dhe të gjitha përkthehen në vota minus me datë 14 maj 2023.

Ndaj, fatkeqësisht, në qoftëse kandidati do të jetë një nga politika aktive në Tiranë për llogari të opozitës, Erion Veliaj le të shkojë me pushime muajin e fushatës dhe me 15 maj 2023 të vijë e të marrë mandatin e kryebashkiakut!

Opozita po gabon dhe do ta pësojë pas zgjedhjeve zhgënjimin.

Tags: BerishaMetaVeliaj

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Propozimi/Paga mesatare për punonjësit e AKSHI-t të jetë 3500 euro në muaj

Propozimi/Paga mesatare për punonjësit e AKSHI-t të jetë 3500 euro në muaj

Martohen Miss Argjentina dhe Miss Puerto Riko (VIDEO)

Martohen Miss Argjentina dhe Miss Puerto Riko (VIDEO)

I vodhën biznesin, Klodiana Shala: U kam lënë Zotin! (VIDEO)

I vodhën biznesin, Klodiana Shala: U kam lënë Zotin! (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë
Aktualitet

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

by mirseda
17:04 | 18/04/2026
0

Një vatër zjarri është shfaqur pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, duke shkaktuar alarm te banorët dhe...

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Kina synon një konsum më të fortë dhe rritje të investimeve në Planin e 15-të Pesëvjeçar

Kina synon një konsum më të fortë dhe rritje të investimeve në Planin e 15-të Pesëvjeçar

15:49 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com