Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozita ka ngatërruar (përfundimisht) temë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse u kris marrëdhënia mes Metës dhe Berishës për zgjedhjen e presidentit Begaj

Nga: Skënder Minxhozi

Shumëkush që dëgjonte rikthimin e Berishës në politikën aktive, pas përzënies së Lulzim Bashës vitin e shkuar, parashikonte instiktivisht se ky gjest i papritur i “plakut” të opozitës kishte të bënte me faktin se Shtetet e Bashkuara e shpallën atë non grata. Edhe më të guximshmit në radhët e Foltores përtypen kur i pyet a do kishte zbritur në meidanin e politikës Sali Berisha, nëse amerikanët nuk do t’i kishin zbrazur rrufenë mbi kokë. Hezitimi është i kuptueshëm: sot Luli do të ishte ende në krye të PD, nëse SHBA nuk do kishte skeduar Doktorin!

Ishte një, po bëhen dy! Pas Berishës, i cili axhendën personale ja vuri në krye të vendit partisë që drejton, edhe ish-presidenti Meta po e kthen akuzën personale të autoritetit të dosjeve mbi të shkuarën e tij, në kalin e betejës së LSI të ripagëzuar në Partia e Lirisë.

S’ka konferencë shtypi a dalje publike, e të tilla Meta ka pasur çdo ditë të Perëndisë në këtë muaj të nxehtë pushimesh, që të mos flitet për këtë gjë. Edhe nëse nuk e pyesin gazetarët, është vetë ish-presidenti që kujdeset ta çojë gjuhën ku i dhemb dhëmbi. Duke bërë të njëjtin gabim si Berisha: personalizimin dhe deformimin e postit dhe të gjithë strukturës partiake që drejtojnë.

Ashtu si Sali Berisha, edhe Ilir Meta parashikojnë që pas shtatorit të ndezin sheshet e Shqipërisë. Premtojnë protesta masive për të rrëzuar qeverinë…por edhe për t’u marrë me statusin e tyre personal si politikanë ‘me cen’. Ajo që parashihej po ndodh më shpejt dhe në një shkallë edhe më të prekshme e dominuese. Berisha dhe Meta po nxitojnë pa shumë dorashka, që të përdorin formacionet politike që kontrollojnë së fundi, për të avancuar betejat e tyre personale me Amerikën apo edhe me të shkuarën e tyre.

Një tip i ri opozitarizmi i deformuar po ze vend, ku kauzat e mëdha të luftës anti-qeveritare, po miksohen me halle personale. Inceneratorë që djegin miliona, por edhe pak antiamerikanizëm i ngjyer me ‘non grata’-n e Doktorit, PPP-të korruptive të Edi Ramës, por edhe pak variacion rreth temës “spiuni I.M”.

Të gjitha përzihen bashkë në tabelën shumëngjyrëshe të opozitës zyrtare dhe ky është de facto gabimi më trashanik dhe afatgjatë që mund të bëjnë dy protagonistët e vjetër të PD e PL. Dy krerët në fjalë mburren se po bëjnë një opozitë më të fortë ajo e Bashës. Kjo ngrefosje kamuflon keq faktin se të jesh më i mirë se Luli është e lehtë, por të jesh i mirë sa të meritosh votat e shumicës së shqiptarëve është si të ngjisësh Himalajën pa oksigjen.

Personalizimi i opozitarizmit, ndërthurja e tij me konsumin e hallet personale të shefave supremë, është një devijim i drejtpërdrejtë nga kauza e luftës opozitare. Edi Rama me qeverisjen e tij të lodhur e të kthyer në një spektakël me një njeri, ndjehet shumë komod teksa sheh që dy kundërshtarët e tij merren me shumë me veten sesa me defektet e qeverisë së tij. Ka qenë e pritshme që rikthimi i Berishës në krye të PD do të krijonte kosto për të ardhmen e vetë partisë. Pakkush e imagjinonte se përgjatë rrugës, pak a shumë të njëjtin fat do pësonte edhe LSI me rikthimin e Metës.

Tema madhore e një opozite është të godasë gabimet dhe të metat e qeverisë, jo të shërbejë kauzat personale të kryetarëve. Kjo e mpak opozitën, e bën atë më pak të besueshme dhe efektive. Me sjelljet që Berisha dhe Meta po shfaqin gjatë sezonit veror, nuk mbetet shumë shpresë që opozita shqiptare do t’i lerë jashtë dere hallet personale të krerëve të saj pas shtatorit.

Dhe kur sheh që edhe një kalim simbolik i bombarduesve amerikanë B-52 mbi qiellin e Tiranës të provokojë shpotitje e ironi në rrjet që lidhen me Berishën dhe statusin e tij non grata, atëhere nuk është fare e vështirë të kuptosh se opozita ka ngatërruar përfundimisht temën e misionit të saj dhe objektivin kryesor, në të përpjetën e vështirë drejt pushtetit. Ka vënë kryetarët dhe fatin e tyre vetjak, para misionit historik të rimarrjes së pushtetit pas nëntë vitesh thatësire opozitare.

Tags: Metasali berishaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Merkato e TV! Zbulohen anëtarët e jurisë së “Dancing with the stars”

Merkato e TV! Zbulohen anëtarët e jurisë së “Dancing with the stars”

Luiza, një pengesë në vrapimin e Ramës

Luiza, një pengesë në vrapimin e Ramës

Krifca me fermerët në Maliq prezanton thirjen e re për grurin vendas

Krifca me fermerët në Maliq prezanton thirjen e re për grurin vendas







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë
Sport

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë

by mirseda
17:11 | 15/11/2025
0

Shqipëria ia arriti qëllimit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të një Botërori....

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025
Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

16:22 | 15/11/2025
Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

16:18 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com