Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Opozita e çoroditur

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Opozita e çoroditur

Artan Fuga

Ministrat teknikë po largohen zyrtarisht nga qeveria socialiste.

Këtu duhet të sqaroj se kam respekt nga larg për ministrat teknikë, për ato gra edhe burra që ata janë, dhe që duke qëndruar në një detyrë shumë të vështirë, në ditë politike absurde, e kryen atë me dinjitet dhe seriozitet.

Gjithçka që do të trajtoj më poshtë nuk ka lidhje fare me ta si persona publikë që kanë shkruar tani faqet e tyre në historinë e administratës shqiptare, ndonëse jetëshkurtra, por me politikën, dhe kryesisht me opozitën.

Opozita demokratike, ne demin tonë si qytetarë që duam edhe një qeverisje të mirë dhe një opozitë cilësore, mbetet edhe aktualisht, e pa fokusuar, e pa orientuar, dhe disi e shfazuar në kohë dhe me një agjendë politike më së paku pa impakt mbi jetën politike reale.

Largimi i ministrave teknikë të propozuar nga partia demokratike, nga disa qarqe me konflikt interesi për të na dhënë një gjykim objektiv, u trajtua në mënyrë eufemike, madje me nota fitoreje për opozitën.

Interpretimi i parë theksoi se tani ministrat teknikë ikën, Edi Rama do të qeverisë me zëvendësministra dhe nuk merr dot vendime!!!

A thua se tani, në mes të pushimeve verore, kur kryeministri po bëhet gati të nxjerri qeverinë e re, ka nevojë njeri për ministrat teknikë apo i bëhet njeriu qejfi-qeder nëse ata qëndrojnë apo ikin. Madje po të qëndrojnë ata më shumë prishin punë për kryeministrin. Ai do të kthehet në punë nga pushimet së shpejti dhe besoj se as do që t’i ketë më nëpër këmbë ata nëpër korridoret e kryeministrisë.

Pra, largimi i tyre nuk është ndonjë përballje që gjoja opozita po i bën qeverisjes, përkundrazi, ajo po përgatit me zell stinën e re qeveritare.

Së dyti nga selia e partisë demokratike u hodhën kova me cilësinë negative mbi ata që u quajtën orakuj a kukuvajka a nuk e di se çfarë, duke thënë pak a shumë: E patë, i hoqëm ministrat, pra kot dyshonit te ne se do të bashkëqeverisnim me partinë socialiste!!!

A thua se i ftoi Edi Rama në bashkëqeverisje! Ndonjërit ose ndonjërës nga opozita madje i shkonte mendja të ftohej në një qeverisje të përbashkët. Por, së paku nuk ka vend për të thënë: Ja nuk bashkëqeverisëm! Nuk mund të krenohesh për diçka që nuk ke pranuar ta marrësh, kur i zoti i punës nuk ta ka dhënë fare atë!

Logjikë fare e thjeshtë.

E ndërkaq, edhe vetë raporti i formuluar nga ministrat teknikë pranon qartë se roli i tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pa asnjë ndikim. Pra, pranohet se kemi të bëjmë me një dështim të opozitës në hapat politike të marra.

Fatkeqësisht ata u përdorën si fasadë e kontrollit politik të zgjedhjeve, ndërsa në fakt e dëmtuan rëndë imazhin e opozitës në elektoratin e saj.

E më në fund, ministrat po ikin bash kur i duhet partisë socialiste dhe jo kur i interesonte opozitës për të treguar identitetin e vet politik.

Folësit opozitarë të podiumeve verore janë disa javë me vonesë, me shfazim kohe, pra, në krahasim me zërat që deklaruan se qëndrimi i ministrave teknikë në detyrë ishte një shërbim politik i opozitës për qeverinë dhe vetëm kaq.

Por, të gjitha këto janë anë dytësore. Shfazimi i opozitës në kohë, në logjikë politike dhe në agjendë është gjetiu.

Sot opozita ende merret me raportin e ministrave teknikë për parregullsitë në zgjedhje, kur kjo çështje është stërezauruar nga publiku, politika, ndërkombëtarët dhe janë bërë edhe urimet e rastit.

Opozita demokratike i bie një qemaneje në një festë që ka javë që ka mbaruar!

Sot e prej ditësh, kryeministri Edi Rama merret, mirë a keq, me administratën dhe me pretendimin e një reforme në të. Opozita demokratike duke pasur njerëzit e vet në krye të administratës, në vend të paraqiste një raport alternativ, një studim, një vizion, me të dhëna se si e e konceptonte ajo reformën administrative, pra në vend të merrej me aktualitetin, në vend të përballonte pra detyrën e opozitës, i detyron ministrat e shkretë teknikë, ata që ende punonin kur ministrat socialistë kishin marrë lejet verore, të shkruajnë për zgjedhjet. Pra, të merren me një problem të stërtejkaluar e të trajtuar në mënyrë dështake në kohën e zgjedhjeve nga vetë partia demokratike.

Ky është shfazimi kohor dhe në logjikën politike i opozitës, që vazhdon prej muajsh e vitesh.

Në fushatë bën pakte me qeverinë, në pushimet verore qeveris për llogari të partisë në pushtet, në kohën kur zien çështja e administratës publike merret me zgjedhjet që i humbi sepse nuk bëri fushatën që duhej  etj..

Partia socialiste në pushtet besoj se është në një komfort politik të madh me këtë lloj mënyre të bëri opozitë.

E më në fund , raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet konstatonte gjëra që ata ose një pjesë e tyre nuk kanë si t’i dinë me fakte të investiguara nga ata vetë. Nuk kishte në të asgjë të re që opozita nuk e kishte thënë para një muaji ose më parë akoma sesa kaq. Ta zëmë ku e di ministrja e arsimit, ose e financave se grupe kriminale kanë blerë votat!!!

Edhe po e diti personalisht a është statusi dhe detyra e tyre të bëjnë kësi lloj zbulimesh tronditëse !!!

Pse i detyroni o të uruar të rizbulojnë Amerikën në kohën kur njerëzit po eksplorojnë Marsin.

Ky quhet shfazim, rizbulimi i Amerikës nga opozita, në kohën kur agjenda dhe vëmendja e politikës aktive, dhe e opinionit publik, është gjetiu, pra kur jemi në kohën e udhëtimeve për në Mars!

Çfarë komforti politik ka pushteti me këtë lloj opozite që mbetet e pa fokusuar!

Psenë e di ajo vetë!

Tags: bashkëqeverisjae coroditurministrat teknikeopozitaPDpushtetiQeveriarama

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Rruga e gabuar për parandalimin e luftës bërthamore

Rruga e gabuar për parandalimin e luftës bërthamore

Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

8 vatra zjarri në 24 orët e fundit, digjen pyje, kullota dhe ullishte

Arrestohet në Milano kreu i Komunës së Prishtinës? Ahmeti: Më ngatërruan me atentatorin e sulmit në Spanjë

Arrestohet në Milano kreu i Komunës së Prishtinës? Ahmeti: Më ngatërruan me atentatorin e sulmit në Spanjë







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

by mirseda
20:10 | 27/02/2026
0

Garda Civile spanjolle shkatërroi një organizatë kriminale të kultivimit të marihuanës në Tarragona dhe Barcelona Garda Civile,...

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

19:08 | 27/02/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

19:00 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com