Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse opozita ka në skenar për protesten kombetare të thirrur më 12 nentor, të tentojë të marrë godinën e Kryeministrisë.
Berisha as nuk e mohoi as nuk e pohoi këtë gjë në pergjigjen e tij. Berisha u shpreh se skenari do të shpaloset gjatë protestës.
A do jetë një protestë paqësore ajo e 12 nëntorit apo do tentohet të merret godina e Kryeministrisë sipas disa thashethemeve?
“Se cili është skenari i protestës, ajo do shpaloset gjatë protestës”.
“Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike”.