Gjatë seancës së sotme parlamentare, pritet të diskutohet dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, ku pas diskutimit do të bëhet edhe votimi.
Një tjetër projektligj është ai i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politik të regjimit komunist.
Ndërkohë të mbartura për votim janë ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, dhe pr/ligji për një ndryshim dhe shtesë në Kodin Rrugor të Republikës.
Këto dy pr/ligj kërkojnë një shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Sikundër ishte lajmëruar edhe më herët, grupet parlamentare të opozitës nuk do të shkojnë në Kuvend.
“Grupet parlamentare te opozites do ta zhvillojne mbledhjen e grupit nesër, në ora 10.00 në Durrës, tek hotel “Adriatik”. Fjala hyrese e Kryetarit Basha do të jete e hapur per mediat”, shkruhet në një njoftim nga zyra e shtypit të PD.