Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Operacionet plastike dhe ‘imperializmi’ i së bukurës sipërfaqësore

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Operacionet plastike dhe ‘imperializmi’ i së bukurës sipërfaqësore

Nga: Gëzim Tushi

Nuk kisha asnjë dyshim, që si shumë gjëra dhe fenomene të tjera të shfaqura në këto tri dekada të jetës demokratike si “produkt importi”, do të inkorporoheshin herë natyrshëm dhe herë të sforcuara si modë, edhe në hapësirën social-estetike, ontologjinë e sjelljes dhe kulturës shqiptare, përfshirë edhe betejën ekzistenciale për të “qenë” apo për t’u dukur i “bukur”. Nuk ka pse habitemi që kjo tendencë estetike e antropologjike është bërë një nga tendencat e forta dominuese të modës sociale.

Sidomos tejet masive dhe atraktive te femrat dhe të rinjtë. Si sociolog për të shpjeguar këtë situatë, dukuritë shoqëruese komplekse e kontroversale e kam argumentin tim, bazuar në të vërtetën universale se qytetërimi postmodern që është një “ujëvarë imitimesh” që ka përfshirë tërë njerëzimin, nuk do mund të linte jashtë përfshirjes vendin dhe shoqërinë tonë europiane.

Pa dyshim nuk janë pak tri dekada që si shoqëri, por edhe individualisht, jetojmë në kohë të reja, thelbësisht ultramoderne, me shije estetike, synime morale, prirje sociale e dëshira individuale tejet të personalizuara. Madje, deri në kufijtë që shoqëria jonë gradualisht po shfaqet tejet tolerante dhe po tregon se i ka të pranuara në shumë raste edhe dëshirat dhe pasionet ekscentrike. Kjo do të thotë se konvencionet e “ngurta” sociale, reagimet publike e mediatike për të gjykuar apo paragjykuar si të dobishme apo të panevojshme, të tepërta, nevojën e ndërhyrjeve përmes operacioneve plastiko-estetike, për fat të mirë, janë në “rënie”. Gjykimi objektiv i shëndoshë racional dhe njëkohësisht relativist në këtë rast është i domosdoshëm.

Por, nga ana tjetër, besoj se është i nevojshëm respektimi i sensit të masës në gjykim sepse ligjërimi i idolatrizuar për vlerën, dobinë dhe negacionet e ndërhyrjeve estetike, duhet të jetë kulturalisht i nuancuar, shoqërisht i kujdesshëm dhe individualisht tolerant. Sepse jemi në momente sociale kur me sa duket, “lufta” për të qenë me çdo kusht estetikisht i pashëm, apo beteja për të ekspozuar sa më shumë të jetë e mundur “hiret e trupit”, sidomos te të rinjtë dhe femrat (si klasë gjinore e moshore) është tendencë e pakapërcyeshme, “shenjë kulturore breznore” dhe shprehje thelbësore e natyrës së jetës postmoderne. Unë besoj se pavarësisht se problemi i ndërhyrjeve estiko plastike është mendim sovran personal dhe veprim i personalizuar, besoj se nuk është keq që për këtë dukuri sociale që me sa duket ka “humbur rrugën” utilitare dhe që po “banalizohet”, mund dhe duhet të bëjmë dialog, duke qenë të përgatitur në të njëjtën kohë për të pranuar dhe përballuar “opinionin ndryshe” lidhur me këtë “kredo” social-estetike të re të shfaqur në mënyrë të papërmbajtur.

Zgjerimi i kësaj tendence medikalo-estetike ka shkaqet, arsyet e veta individuale e qytetërimore. Në disa raste, ato janë të kuptueshme dhe racionale dhe lidhen me dëshirën e natyrshme të njeriut për të ndërhyrë mbi trupin e vet, për të korrigjuar defektet estetike të lindura apo të “fituara”, si rezultat i aksidenteve të ndryshme gjatë jetës. Në fund të fundit, para se të diskutojmë për realitetin e logjikës ekzistenciale të ndërhyrjeve plastike, kaq shumë të shtuara, të përhapura gati në formën e një “mode erruptive”, duhet të nisemi nga parimi i madh human, sipas të cilit trupi i njeriut është “pronë private” dhe që është ai që ka të drejtën dhe mund të bëjë çfarë të dojë me të (përveç vetëvrasjes).

Kjo shoqëri me vlera likuide e standarde estetike të rrëshqitshme, moralisht e paqëndrueshme, ka të kombinuara ndryshe nga shoqëria shqiptare tradicionale vlerat estetike, dikur standarde, normative, të qëndrueshme të lindura apo të trashëguara, me tendencën sociale aktuale që është sfiduese dhe performancës estetike të njeriut, që shpesh i ka dhe i shfaq shijet personale si “trill” të influencuar prej modës së çastit apo tendencave estetizante kalimtare. “Epidemia” e operacioneve plastike” është një përgjigje individuale adekuate, shprehje e kuintesencës së qytetërimit të sotëm shqiptar, tek i cili, si kudo tjetër, ka filluar të shfaqet dominimi dhe “vlera e dukjes” apo më saktë e “sipërfaqësores estetike”. Jetojmë në kohëra të ndikimeve të jetës postmoderne, kur dukja e njeriut, hiret e trupit, pamja e jashtme paradoksalisht kanë filluar të kenë peshë sociale evidente, si “masë” për “vlerësimin e personalitetit” të njeriut.

Jetojmë në kohë të reja, kur me sa duket fenomeni social i sintetizuar në “pushtetin e dukjes”, fuqia e paraqitjes së jashtme dhe “imperializmi estetik” i pamjes së jashtme, kanë marrë dukshëm dhe masivisht karakter thelbësor. Madje, po shfaqen raste kur “privilegji fizik” dhe estetika e pamjes së jashtme, në jo pak raste është kthyer paradokasalisht në “privilegj social” të pamerituar. Kjo ka bërë të përgjithësuar betejën estetike për të qenë me çdo kusht i bukur, duke i dhënë spunto epidemike zhvillimit të kirurgjisë estetike dhe intervenimeve plastike. Besoj se duhet të jemi të sinqertë, sepse është fakt që në sistemin e antivlerave që shfaqen në shoqërinë tonë, ka filluar të ketë peshë sociale dhe të shfaqet patologjia e “hierarkizimit social”, duke u nisur në disa raste thjesht nga bukuria e pamjes së jashtme.

Duhet pranuar e vërteta, sipas së cilës, duam apo nuk duam, edhe njerëzit tanë janë në “kthetrat” e këtij imperializmi estetik e kulturor formal. Tendenca që i nxit njerëzit, të rinjtë e sidomos femrat, por kohët e fundit edhe “meshkujt metroseksualë” që të bëjnë ndërhyrje plastike apo intervenime të vazhdueshme të pamjes së jashtme, është e lidhur me prirjen sociologjike të shoqërisë së sotme shqiptare, e cila nuk ka masë të sigurt vlerësimi për identitetin e vërtetë dhe “subjektivitetin thelbësor” të njeriut, që është i thellë ontologjik dhe jo aq shumë i lidhur me aksesorët estetikë dhe pamjen e jashtme. Problemi është se tendenca e ndërhyrjeve estetike dhe operacioneve plastike është në zgjerim, ajo po shndërrohet në “mani sociale” dhe shfaqet si dukuri që në jo pak raste ka pasoja shëndetësore, antropologjike e shoqëruar edhe me shfaqjen e një lloj “çoroditjeje konceptuale”, sidomos te vajzat e reja.

Sociologët dhe estetët këtë tendencë e konsiderojnë si përpjekje për individualizim, për të spikatur “fytyrën individuale”, për të “mbrojtur veten” nga rreziku i “anonimitetit” dhe “shuarjes sociale”. Jeta edhe te ne, dikur estetikisht asketë e moralisht të dogmatizuar e “puritanë”, tani ka marrë formën e “shoqërisë së qejfit” dhe “shoqërisë së spektaklit”, në të cilat dukja, pamja e jashtme është bërë paradoksalisht thelbësore. Kjo shoqëri doemos ka nevojë edhe për “aktorët” e saj. Kjo është arsyeja e këtij “agresioni estetik” të njeriut mbi veten e tij. Kjo tendencë është bërë “grackë sociale”, në të cilën kanë rënë më shpesh dhe më dukshëm të rinjtë. Unë gjykoj se te të rinjtë po krijohet “dhunshëm” nga moda dhe imitimi sipërfaqësor, koncepti i dukjes dhe i shfaqjes përmes evidentimit me çdo kusht të anës personale, të cilën ata e lidhin me nevojën e ekzistencës së të “përveçmes estetike”.

Natyrisht, kështu janë të rinjtë, këtu dhe kudo në botë. Një “luftë e madhe” zhvillohet brenda tyre dhe me “veten e tyre” duke qenë të obseduar për të gjetur me çdo kusht parametrat sa më maksimalë të bukurisë trupore, duke përplasur brenda vetes jo vetëm dëshirën frenetike për të qenë të tillë, por dhe mundësitë për ta realizuar atë. Në këtë luftë për të qenë i bukur me “çdo kusht” ndërhyrjet estetike dhe operacionet plastike jo gjithnjë janë adekuate, sepse sado estetike të jenë, ka raste kur ato japin produkt të kundërt, ngaqë tendenca e biznesit nuk i lejon që të jenë të kujdesshëm dhe bëjnë ndarjen e asaj që është e mundur nga ajo që është e pamundur.

Beteja me operacionet plastike është kthyer në një makth social, që ushqehet nga tendenca se mungesa e pamjes së jashtme, pavarësisht nga cilësitë e brendshme ontologjike, është rrezik për shfaqjen e njeriut me “pamje të rëndomtë”. Besimi se pamja e jashtme e estetikisht e bukur të ndihmon për të mposhtur “kufizimet”, “mundësitë” modeste të thelbit të personalitetit social, është bërë “karburanti” që ushqen këtë “industri” dhe epidemi masive të intervenimeve sociale me ndikime evidente në strukturën tërësore antropologjike të njeriut.

Nëse bëjmë një analizë të atyre që bëjnë transformime estetike të fytyrës, sidomos kur ato janë qëllim në vetvete dhe jo përpjekje për të korrigjuar defektet e lindura apo të “fituara” nga fatkeqësi e aksidente të natyrave të ndryshme, në mënyrë evidente kuptohet qëllimi që i nxit në këtë rrugë është dilema për t’u “dukur ndryshe nga ç’janë në të vërtetë”, apo duke menduar se “zbukurimet estetike” mund të ndihmojnë për të fshehur thelbin e vërtetë. Kjo, jo në të gjitha rastet, por sidoqoftë pamja e jashtme me “estetikë korrigjuese” apo me “intervenime kirurgjikale” nuk është e mjaftueshme për të mbuluar defektet thelbësore, ontologjike të personalitetit të njeriut.

Gjithnjë më ka pëlqyer sentenca paradigmatike e një esteti (për fat të keq nuk po e kujtoj dot emrin”, i cili thotë se “çfarë vlere ka një ball i bukur kur nuk ka tru brenda”? Pa dyshim, operacionet plastike janë bërë një mjet shtesë, i cili përdoret nga njerëzit në luftën e tyre për të “qenë dikushi”, për të “treguar veten në shoqëri” me çdo kusht duke u shfaqur me trup dhe me “fytyrë të këndshme”. Ka raste kur kjo tendencë nuk është iluzore. Sepse ka raste kur ajo funksionon, duke u konvertuar në favore personale apo benefite sociale, që shfaqen në komoditetin e siguruar përmes pamjes së jashtme në jetën private apo e shfaqur në përfitime material, financiare e sociale publike. Ashtu sikurse ka plot njerëz që nga këto aventura manjakale estetiko-kirurgjikale kanë pësur shëmtime thelbësore të shëndetit, dëmtime irreversibile të natyrës funksionale, shpeshherë tejet problematike, të kushtueshme, me pasoja të pakthyeshme.

Janë me dhjetëra raste të vajzave (sepse djemtë e kanë më pak këtë tendencë estetikokirurgjikale), të cilat pa disa ndërhyrjeve suksesive kanë pësuar zhgënjim, për pasojë edhe dëshpërim të thellë personal për veprimin e kryer me mendjelehtësi mbi trupin e vet. Pa dyshim, nuk është keq që bukuria natyrore “duhet ndihmuar”, por jo duke e masakruar atë me forma denatyruese të ndërhyrjeve brutale e antiestetike dhe kundërfunksionale. Unë nuk jam kundër për ato ndërhyrje që janë të dobishme, të domosdoshme apo edhe për kënaqësi të personalizuara estetike. Por si çdo gjë, edhe kjo tendencë sociale, që po bëhet gati masive, duhet të ketë një masë arsyetimi individual, kufiri i së cilës besoj se duhet ruajtur si kusht për identitetin personal. Në jetë kemi nevojë më shumë për “veten e vërtetë” sesa për “veten artificiale”, të sajuar me alambikime të ndërlikuara estetiko-kirurgjikale.

Pavarësisht se nga pikëpamja sociologjike, kjo tendencë e masivizuar e operacioneve plastike është shprehje elokuente e përgjithësuar e natyrës së shoqërisë së sotme shqiptare, në të cilën “forma po sundon dhe përpiqet të dominojë mbi përmbajtjen e gjërave. Kjo është arsyeja pse po shfaqet gjithnjë e më shumë tendenca e personalizuar që ka të bëjë me luftën “dhëmb për dhëmbë” për lulëzimin e “kultit të vetes”, në emër të të cilit njeriu bën gjithçka për ta krijuar këtë origjinalitet dhe kult të shfaqjes sa më të personalizuar në “pamjen e jashtme”. Është koha, natyra e shoqërisë postmoderne që ka bërë tendencë dominante dhe ka vendosur theksin te dëshirat e veçanta dhe shijet e personalizuara të njeriut duke u larguar me shpejtësi nga standardet e “modës sociale” holistike si një e tërë dhe me kufij determinantë.

Kjo shoqëri ka ligjësi të tjera morale, sociale dhe estetike. Ajo favorizon individin në unikalitetin e vet të pazëvendësueshëm, tek i cili, përveç anës së brendshme që lidhet me cilësitë e personalitetit, ndikon edhe paraqitja e jashtme, forma estetike, rrezatimi dhe interferimi social përmes gjuhës së trupit, si një nga mënyrat shumë të rëndësishme të komunikimit joverbal. Pa dyshim, jetojmë në shoqërinë më liberale të mundshme. Në këtë kontekst, besoj se tendenca e ndërhyrjeve plastike duhet parë në kompleks: si dëshirë personale, si vlerë, por edhe si vanitet. Sepse kjo kornizë sociale e shoqërisë në të cilën jetojmë, me sa duket është e përgatitur të “lejojë” çdo gjë të mundshme. Sociologët e postmodernitetit dhe filozofët e tolerancës, thonë se jetojmë në kohën kur duhen pranuar idetë, kënaqësitë, dëshirat, veshjet, ndërhyrjet estetike, duke ndaluar vetëm ato gjëra që e bëjnë njeriun “persekutor të të tjerëve”.

 

Tags: Gëzim Tushioperacionet plastikesociolog

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Mbretërimi i ‘femrës El Chapo’ nga kryetare bashkie, në mbretëreshë të kokainës

Mbretërimi i 'femrës El Chapo' nga kryetare bashkie, në mbretëreshë të kokainës

Rriten infeksionet, Mbretëria e Bashkuar merr një tjetër vendim

Rriten infeksionet, Mbretëria e Bashkuar merr një tjetër vendim

OBSH: Kriza e Covid-it ende nuk ka përfunduar!

OBSH: Kriza e Covid-it ende nuk ka përfunduar!

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com