Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Open Data”- Qeveria dha 40 milionë euro kompensime muajin e fushatës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
”Atë vilën në Vala Mar me çfarë e bleve?”/ Rama replikon me komentuesin

“Open Data” zbardh në shifra atë që vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it evidentuan, në raportin paraprak pas zgjedhjeve,  si shqetësimin edhe më të madh se sa shitblerja e votës- përdorimin e administratës në zgjedhje, duke trubulluar edhe më shumë kufirin mes partisë dhe shtetit. Sipas OSBE/ODIIHR, kjo formë investimi dhe përdorimi e administratës konsiderohet si ndikuese në orientimin e votuesve.

“Open Data” ka zbardhur transaksionet e urdhëruara nga dega e thesarit të Bashkisë së Durrësit gjatë muajit të fushatës. Bashkia e qytetit bregdetar ishte ndër më të prekurat nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës. Dëmshpërblimi i banorëve të prekur nga dëmtimet e tërmetit iu premtua nga qeveria. Nga 1 dhjetori 2019 (muaji i parë pas tërmetit) deri më 25 mars 2021 (dita e parë e fushatës) vlera e ekzekutimeve është vetëm 6 637 194 milionë lekë (të rinj).

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit të fushatës zgjedhore, nga 25 marsi 2021 deri më 23 prill, Këshilli i Ministrave mori vendime dhe Bashkia e Durrësit ekzekutoi dëmshpërblimin në vlerën 6 milionë eurove. Veprimet e koordinuara mes pushtetit lokal dhe qendror dhe koha e veprimit krijojnë dyshime të mirëqena se qëllimi i qeverisë ka qenë që të ndikojë në zgjedhje.

Si u kompensuan në Durrës nga Bashkia

Sipas dokumenteve të mbështetura në trasaksione, mësohet se në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta cash nga qeveria si kompensim për dëmet e tërmetit.

Në 14 prill Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe, me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro cash në llogaritë e tyre. Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, ç’ka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte një operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që koordinohej nga qeveria në Tiranë. Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Këto dokumente konfidenciale që gjenden në “Open Data” tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro cash në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Tags: 40 milion eurofushatekompensimQeveria

TË LIDHURA

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

20:53 | 25/09/2025
Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma
Aktualitet

Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma

20:10 | 25/09/2025
Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier
Aktualitet

Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

20:08 | 25/09/2025
Next Post
Shqipëria humbi gjyqin ndaj Becchettit, Meta: SPAK të nisë hetimet

83 mijë vota të pavlefshme/ Meta: Rinumërimi i çdo vote është vendimtare

Pashkët/ Kryepeshkopi Janullatos, mesazh besimtarëve ortodoksë (VIDEO)

Janullatos mesazh besimtarëve për Pashkët: Vaksina më e mirë është të falësh

Tom Doshi: Kryetar i PSD-së jam unë, më 25 prill kandidoj në 4 qarqe

''I kam hyrë kësaj rruge i vetëm''/ Doshi: Mbroj interesat e qytetarëve

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

by mirseda
20:53 | 25/09/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Një furgon është...

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma

Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma

20:10 | 25/09/2025
Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

20:08 | 25/09/2025
Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

19:57 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com