E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.7 C
Tirana

”I kam hyrë kësaj rruge i vetëm”/ Doshi: Mbroj interesat e qytetarëve

Partia Social Demokratike e drejtuar nga Tom Doshi, ishte surpriza e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, teksa arriti të siguronte 3 mandate, duke u pozicionuar si forca e katër politike në rang vendi.

Ditën e djeshme, kjo parti ka festuar në Shkodër arritjen e saj, teksa gjatën fjalës drejtuar qytetarëve, Tom Doshi është shprehur falenderues ndaj kujtdo që e mbështeti.

Sipas Doshit, 35 mijë votat e PSD nuk janë pak, dhe kjo tregon se një pjesë e njerëzve kanë besim te ai, teksa shtoi se do të mbrojë interest e tyre.

Ai u shpreh se kësaj rruge i ka hyrë i vetëm, pa struktura, militantë apo patrozhanista, e megjithatë PSD siguroi 3 mandate për legjislaturën e ardhshme në Kuvend.

Ndër të tjera, Doshi tha se si natyrë është i rrëmbyer, por se ka respekt për njerëzit që punojnë dhe e kanë vlerësuar atë me votën e tyre.

Postimi i Doshit në rrjetin social, Facebook

Të dashtun vëllezën, miq, mbështetës të Partisë tonë,

Po ju shkruj sot këtu për me ju falenderu.

Keni pasë besim tek un dhe sot atë besim mundem me ju thanë se jua kam kthye në fitore.

Un jam i realizuem në jetë, familja, miqt, bajnë që të ndihem nji njeri i realizum, pranej këtë fitore un jua kam kushtu vetëm ju që keni pa tek un nji shpresë për të ardhmen tuj.

35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.

Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja.

Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.

Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.

Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne.

Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne.

Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.

Kjo fitore të dashtun vëllezen asht kryekreje e juja, mandej asht e Shqipnisë, pse rruga jonë asht integrimi në Europë dhe mirëqenja ekonomike.

Ju falenderoj me zemër: jam i jueji e jeni te mijtë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...