Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

OPDAT dhe Euralius kundër zgjatjes së mandatit të Llallës, shpërthen ish-ministri

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
OPDAT dhe Euralius kundër zgjatjes së mandatit të Llallës, shpërthen ish-ministri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pasi misionet e OPDAT dhe Euralius u shprehën kundër zgjatjes së mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ish-deputeti i LSI-së e quan këtë pallaçollëk dhe thotë se këto dy misione thanë atë që donte kryeministri Edi Rama, por e bërë publikisht që të duket si urdhër ndërkombëtar, ndërkohë që nga ana tjetër misionet refuzuan t’i përgjigjeshin presidentit Meta mbi zgjidhjen e këtij kaosi post reformë.

Manjani madje bën ironi, duke thënë se është njësoj si të thuash “rakia bëhet nga rrushi”.

“Kjo shprehje përdorej gjerësisht për të përkufizuar nivelin bajat të ekspertizës së huaj që ka ardhur në Shqipëri prej vitesh! Sidoqoftë, është e vërtetë që ajo çerek fjalie tek një nen tranzitor i ligjit të Prokurorisë thotë se Kuvendi cakton (pra nuk zgjedh) një prokuror me përvojë që të drejtojë Prokurorinë, në kushtet kur KLP nuk është krijuar ende. Por a mund të na thotë EURALIUS dhe OPDAT, çfarë ndodh me nene e paragrafë të tërë të Kushtetutës së vendit që nuk zbatohen qëllimisht, për të shkuar po qëllimisht tek ajo çerek fjalie?”, shkruan Manjani, duke kujtuar se prokurori sipas Kushtetutës zgjidhet me 2/3 e deputetëve.

POSTIMI I PLOTË:

—————-

Para disa ditësh, kur Johanes Hahn takoi Presidentin e Republikës, ky i fundit “u ankua” se EURALIUS nuk i kishte dhënë dot një interpretim se si mund të dilet nga ky kaos post reformë, që ka kapluar shtetin.

Këtë qëndrim të Presidentit e kritikova në një reagim timin me titull “Besimi tek shteti nuk Importohet”.

Por, dje u emetua në media një mendim i shkruar i EURALIUS dhe OPDAT, që me pak fjalë na lexojnë një çerek fjalie të një neni tranzitor të ligjit për Prokurorinë.

Pa i hyrë përmbajtjes së atij arsyetimi (i ngjashëm me të studentëve të juridikut), më bëri përshtypje fakti që: Presidentit të Republikës nuk i qenkan përgjigjur, ndërsa interesit të Kryeministrit dhe grupit të tij, i janë përgjigjur menjëherë!

Dhe me ç’përgjigje! Me atë që Ai do të dëgjojë vetë dhe tja thotë dynjasë. Por meqë dynjaja nuk e beson më, mendimi i EURALIUS dhe OPDAT botohet, që të duket si “urdhër ndërkombëtar”!!! Palaçollëk i njohur ky!

Nëse i hyjmë thelbit të mendimit që kanë shkruar, padyshim të kujtohet vetëm shprehja “rakia bëhet nga rrushi”. Kjo shprehje përdorej gjerësisht për të përkufizuar nivelin bajat të ekspertizës së huaj që ka ardhur në Shqipëri prej vitesh!

Sidoqoftë, është e vërtetë që ajo çerek fjalie tek një nen tranzitor i ligjit të Prokurorisë thotë se Kuvendi cakton ( pra nuk zgjedh) një prokuror me përvojë që të drejtojë Prokurorinë, në kushtet kur KLP nuk është krijuar ende.

Por a mund të na thotë EURALIUS dhe OPDAT, cfarë ndodh me nene e paragrafë të tërë të Kushtetutës së vendit që nuk zbatohen qëllimisht, për të shkuar po qëllimisht tek ajo çerek fjalie?!!

Nuk po i bëj këtu pyetjen tjetër se me çfarë shumice e cakton “Prokurorin e përkohshëm” Kuvendi! Nuk po jua bëj se nuk i përgjigjen dot ashtu siç duhet interesit të “porositësit”…

E pra Kushtetuta kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit. Madje po kjo Kushtetutë (e shkruar nga EURALIUS dhe OPDAT) thotë në nenet tranzitore të saj se “ Prokurori i parë i Përgjitshëm i pas miratimit të Kushtetutës zgjidhet me 2/3 e deputetëve”.

Ndërkohë ai “çerek-çuryk- neni” që preferojnë të lexojnë këta, nuk përmend shumicë. Tani cili ligj është më i rëndësishëm, Kushtetuta (e miratuar me Konsensus absolut)apo ligji i Prokurorisë (miratuar me zor të madh me 84 vota)?! As këtë nuk e thotë EURALIUS e as OPDAT!

Pra pesë me hiç!

Nuk po ngre këtu çështje të tjera, të cilat në fakt janë origjina dhe shkaku i kaosit më të madh shtetëror, që po përjetojmë.

As kur ndërroi rregjimi në vitet 90 nuk e kemi parë këtë kaos. Edhe atëherë bëmë vetting, kushtetutë e ligje të reja, por shteti vijoi të funksionojë.

Kurse sot shteti nuk ka as Gjykatë të Lartë, as Gjykatë Kushtetuese, as organe disiplinore për gjykatë e prokurori, për pak ditë as Prokuror të Përgjithshëm, pra asgjë! Ka vetëm një thertore që kërcënon gjykatës e prokurorë, që quhet Vetting dhe asgjë tjetër!

Dhe ky kaos ka ardhur me kontributin e shquar dhe të papërsëritshëm të EURALIUS dhe OPDAT.

Por e lëmë këtë temë se formalisht përgjegjës është Kuvendi i Shqipërisë, që e “paçim sa malet”!

P.S. Të gjithë ju që do nxiteni të më shkruani se “pse nuk i thashë këto gjëra kur isha ministër”, ju kujtoj se kam thënë publikisht në tekst:

“Shqipëria nuk është Republikë e Ekspertëve”!!!

E kam thënë publikisht nga detyra publike që kryeja. Nuk po ju them për qendrime konstante në takime zyrtare, për këto çështje!

Shëndet e të na rrojnë ekspertët se shteti është në drejtim të paditur!

Tags: kundermanjaniOPDAT dhe Euraliusshperthenzgjatjes se mandatit

TË LIDHURA

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

14:03 | 27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

13:37 | 27/01/2026
Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave
Politikë

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

13:21 | 27/01/2026
Next Post
Ja çfarë parashikohet për shtrirjen e gjuhës shqipe në territorin e Maqedonisë

Ja çfarë parashikohet për shtrirjen e gjuhës shqipe në territorin e Maqedonisë

Video shokuese/ Si u arratis ushtari korean nën breshërinë e plumbave

Video shokuese/ Si u arratis ushtari korean nën breshërinë e plumbave

Punonjësit e 55 kompanive të By Passit në protestë: Duam pagat tona!

Punonjësit e 55 kompanive të By Passit në protestë: Duam pagat tona!







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

by mirseda
14:03 | 27/01/2026
0

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut. Të mërkurën në orën 12:00...

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

13:37 | 27/01/2026
Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

13:21 | 27/01/2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

12:59 | 27/01/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

12:56 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com