Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

OKB: Shqipëria, nyja e prodhimit dhe trafikimit të kanabisit; publikohet “Raporti Vjetor Global i Drogave” për 2017

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
OKB: Shqipëria, nyja e prodhimit dhe trafikimit të kanabisit; publikohet “Raporti Vjetor Global i Drogave” për 2017

UNODC, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, sapo ka publikuar “Raportin Vjetor Global Të Drogave” për vitin 2017.

Sipas publikimit, të ndarë të pesë kapituj të zgjeruar, Shqipëria, si asnjëherë tjetër në raportet e mëparshme, përmendet në pothuajse të gjitha, si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Kapitulli “Analiza e tregut për drogat me bazë bimore”,  thekson se “në Europë, dy shtetet më të përmendura për trafikimin e barit të Kanabisit ishin Holanda dhe Shqipëria”.

Shqipëria përmendet jo vetëm për trafikimin, por edhe për prodhimin. “Burimet kryesore të barit të kanabisit në Europë janë brenda rajonit, veçanërisht Holanda dhe Shqipëria, megjithëse Europol ka identifikuar Çekinë si një nyje të rëndësishme shpërndarjeje për barin e kanabisit të trafikuar në shtetet fqinjë”, thuhet në këtë kapitull.

Shqipëria është gjithashtu pika e parë e shpërndarjes edhe për barin e kanabisit që vjen nga Afganistani.

Krahas prodhimit dhe trafikimit, raporti jep alarmin se substancat narkotike po përdoren gjerësisht nga të rinjtë shqiptarë. Në kapitullin “Analiza e tregut të drogave sintetike- stimulantët e tipit amfetaminë, substancat e reja psikoaktive”,  kur flitet për përdorimin e substancave të reja psikoaktive, raportohet se djemtë shqiptarë, më shumë se vajzat kanë raportuar përdorimin e tyre.

Akoma më i rëndë është kapitulli “Problemi i drogave dhe i krimit të organizuar, flukset e paligjshme financiare, korrupsioni dhe terrorizimi”, ku Shqipëria është përfshirë në tabelën ku ka evidenca të forta të përfshirjes së grupeve të krimit të organizuar nga vendet specifike/rajonet për heroinën, kokainën dhe kanabisin, ndërsa në grupin e vendeve me përfshirje të kufizuar përmendet në angazhimin me drogat e tjera të paligjshme, raporton Monitor.

Në kapitullin “Vështrim i përgjithshëm mbi kërkesën për drogë dhe furnizimin”, jepen të dhëna mbi kultivimin e kanabisit. Të dhënat për Shqipërinë i referohen vitit 2014, ku në Shqipëri vlerësohet të jenë prodhuar 540 ton kanabis.

UNOCD, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe krimi e publikon çdo vit raportin e drogave, por raporti i 2017-s e përmend Shqipërinë shumë më dukshëm se ai i viteve të kaluar.

Në raportin e 2016-s, Shqipëria përmendej për faktin se fitimet nga drogat ishin sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Raporti

Raporti Botëror i Drogave 2017 qartësisht tregon në përmbledhjen ekzekutive, se duhet bërë shumë punë për të përballuar dëmet që i sjellin drogat shëndetit, zhvillimit, paqes dhe sigurisë në të gjitha rajonet e botës. Globalisht ka një minimum të vlerësuar prej 190,000 — që në pjesën më të madhe mund të kishin qenë të shmangshme — vdekje të parakohshme nga drogat, pjesa më e madhe e të cilave i atribuohet përdorimit të opioid-eve.

Ndikimi i tmerrshëm i përdorimit të drogave tek shëndeti mund të shihet i lidhur me rastet e HIV, hepatit dhe turbekulozit.

Tags: 2017DrogeOKBraport

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
Next Post
Policët e Elbasanit arrestojnë 4 kolegë të Tiranës

Policët e Elbasanit arrestojnë 4 kolegë të Tiranës

Skënderbeut i hiqen 12 pikë dhe titulli kampion

Skënderbeut i hiqen 12 pikë dhe titulli kampion

Shpërthen Kozma Dushi: Turp, titullin “Mjeshtër i Madh” e ka marrë edhe një hidraulik

Shpërthen Kozma Dushi: Turp, titullin “Mjeshtër i Madh” e ka marrë edhe një hidraulik







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com