Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

OKB: Mësimi në distancë ‘emergjencë katastrofike arsimore’

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
OKB: Mësimi në distancë ‘emergjencë katastrofike arsimore’

Miliona fëmijë po përballen me një “emergjencë katastrofike arsimore” pasi izolimet prej koronavirusit kanë mbyllur shkollat në të gjithë botën, tha të mërkurën (03.03) organizata kryesore e OKB-së për fëmijët. UNICEF tha se shkollat për më shumë se 168 milionë fëmijë në 14 vende janë mbyllur plotësisht për gati një vit të tërë për shkak të pandemisë.

Organizata paralajmëroi se 214 milionë fëmijë në mbarë botën – ose 1 në 7 – kanë humbur më shumë se tre të katërtat e mësimit të tyre në klasë që nga marsi i vitit 2020. “Ndërsa po i afrohemi një vjetorit të pandemisë COVID-19, ne përsëri kujtojmë emergjencën katastrofike të arsimit që kanë krijuar masat kufizuese në mbarë botën,” tha Drejtorja Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.
“Çdo ditë që kalon fëmijët me pamundësinë për të ndjekur fizikisht mësimin në klasë mbeten gjithnjë e më shumë prapa, kryesisht ata më të margjinalizuarit që paguajnë çmimin më të rëndë,” tha ajo. “Asnjë përpjekje nuk duhet kursyer për t’i mbajtur shkollat të hapura, ose për t’u dhënë përparësi atyre në planet e rihapjes.”

Izolimet goditën shkollat në Amerikën Latine, Karaibe

Të dhënat e OKB-së treguan se dy të tretat e vendeve më të prekura janë në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke prekur gati 98 milionë nxënës. Panamaja i ka mbajtur shkollat të mbyllura për shumicën e ditëve, duke lënë jashtë klasave nxënësit për një total prej 211 ditësh, pasuar nga El Salvador, Bangladeshi, Bolivia dhe Brazili.Thirrja e UNICEF u përsërit nga organizata bamirësie angleze Save The Children, e cila ka përshkruar pandeminë dhe masat izoluese që pasuan si “emergjenca më e madhe e arsimit në histori”. James Cox, kreu i politikës arsimore në Save the Children, i tha DW-së, se ndikimet e mbylljes së shkollave “do të ndihen për një kohë të gjatë”.

Evropa gjithashtu në vështirësi me mbylljen e shkollave

Çështja ka shkaktuar shqetësime edhe në Evropë, me shumë studentë që kanë humbur kohën e domosdoshme të kontaktit me pedagogët e tyre. Nxënësit në Gjermani kanë filluar të kthehen në klasë, e po ashtu edhe nxënësit në Skoci dhe Uells janë kthyer në shkolla. Shkollat angleze do të rihapen javën e ardhshme, por Irlanda e Veriut mbetet nën një izolim të rreptë. Qeveria e re e Italisë ka urdhëruar më shumë mbyllje të shkollave, pasi të dhënat treguan se shumica e rasteve të koronavirusit ishin të variantit më ngjitës, atij britanik. Të gjitha shkollat në rajonet me rrezik më të lartë do të kalojnë në mësimin në distancë sipas rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (07.03). Më parë, vetëm shkollat e mesme në të ashtuquajturat zona të kuqe ishin të mbyllura./DW/

Tags: arsimCOVID-19katastrofëOKBpandemi

TË LIDHURA

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre
Bota

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe
Bota

OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe

20:38 | 02/04/2026
Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
Bota

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

19:34 | 02/04/2026
Next Post
Basha: Pas 25 prillit, do vëmë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme

Basha: 41.5 % e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë

Rama: Miratuam draftin e 5 qershorit pa konsensus

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Vaksinat anti-covid: A është e sigurt të shtyhet doza e dytë?

Vaksinat anti-covid: A është e sigurt të shtyhet doza e dytë?







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre
Bota

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

by mirseda
21:49 | 02/04/2026
0

Gjashtë fëmijë ukrainas që ishin në Rusi do të rikthehen te familjet e tyre në Ukrainë, njofton...

Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA

Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA

21:12 | 02/04/2026
Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

21:05 | 02/04/2026
OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe

OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe

20:38 | 02/04/2026
Nuk pranoi ndarjen, shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy

Nuk pranoi ndarjen, shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy

20:34 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com