Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Oficeri serb – meshtarit katolik: Të ndahen refugjatët shqiptarë në myslimanë e të krishterë

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Oficeri serb – meshtarit katolik: Të ndahen refugjatët shqiptarë në myslimanë e të krishterë

Oficeri serb do i drejtohej, Don Kelmend Spaqit: M’i ndaj myslimanët në njërën anë, e katoliket në anën tjetër! Këtu nuk ka mysliman e katolik, këta gjithë janë shqiptar të pa fajshëm në vendin e tyre. Para se të veproni kështu me vritni mu, pastaj motrat e nderit, dhe atëherë realizojeni planin tuaj kriminal.

Kjo ishte përgjigjja që i kishte dhënë meshtari katolik, ushtarakut serb në oborrin e Kishës “Shën Andou” në Gllogjan të Pejës, në vitin 1999.

Kisha ishte e vogël, po ashtu edhe oborri për t’i zënë mira njerëz nga gjitha trevat e Kosovës, që kishin ardhur të hënën e Pashkëve në Kishën e Shën Andut, në Gllogjan të Pejës, për të kërkuar shpëtim. Shumica prej tyre ishin përballur me përjetime tmerri, në kohen kur vendi po digjej në katër anët nga forcat kriminale serbe. Don Kelmend Sapaqi, një prift trup shkurt, por me zemër të madhe që do i hapte dyer e Kishës për t’i strehuar të gjithë, pa dallimfeje, ngjyre, apo regjioni.

Popullata e strehuar në Kishë!

Në mesditën e së hënës se Pashkëve, fshati Gllogjan do pushtohej nga qindra ushtar serb që ishin të armatosur deri në dhemb. Shënjestër ishte popullata civile e strehuar në Kishë. Një oficer serb me të zbrite nga eskorta do mësynte i tërbuar drejte popullatës që pjesa dërmueseishin pleq, gra e fëmijë. Por, para tij në mbrojtje të grigjës siç ishte misioni i tij, do shfaqej Don Kelmendi dhe motrat e nderit që nuk e lanë asnjëherë të vetmuar në atë kohë terrori.

Ç’janë këta njerëz këtu, nxirri nga objektet e Kishës, gjithë këta nuk janë katolike, këtu ke mysliman e UÇK, iu drejtua ushtaraku me arrogancë meshtarit që gjendej para një sprove të madhe.

I pa trembur, si shqiptar i madh me butësinë dhe fuqinë e Zotit do i përgjigjej: Këtu s’ka katolik e mysliman këta gjithë janë shqiptare të pa fajshëm në vendin e tyre, para se të kryeni ketë krime makaber me merrni jetën mua, pastaj motrave të nderit, atëherë ndani popullin tim, do i drejtohej Prifti, oficerit serb që e kishte mbështetur për muri e tytën e pushkës ia kishte vendose në fyte. Por, mos harroni se ekziston hakmarrja e Zotit. Nesër bota do e kuptoj krimin që do e shkaktoni. Këta njerëz që po i shef janë fëmije, gra e pleq që si kane borxh as kujt t’ua marr jetën në pragun e shtëpisë, ishin fjalët e Priftit që vdekjen po e shihte me sy.

Kur dëgjoj këto fjalë eprori serb, u shtang. Kishte ardhur me qëllim për ta realizuar planin e kasapit të Ballkanit, Milloshoviçit që për shumë vite synonte që shqiptarët t’i përçaj përmes fesë. Por e kuptoj se njeriu i Zotit, fjalët dhe besimin e ka me të fortë se gjitha armët e ushtrive të Botës.

Pa pushke, me rruzare në dorë, Prifti bashkë me tri murgeshat do e zmbrapste gjithë atë ushtri gjakatare për t’i shpëtuar mbi 5 mije civil shqiptar.

Treva e Dukagjinit nuk e njeh vetëm për këtë akt, Don Kelmend Spaçi njihet për kontributin e madhe për gjatë gjithë luftës, në ndihmë të të plagosurve, sëmurëve, refugjatëve që vinin nga zonat e ndryshme të Kosovës.

Ismet Gashi nga Regjeva e Klinës, rrëfen me lot takimin me dikur Priftin e Gllogjanit: Ai është legjendë e gjallë, vajza ime ishte e plagosur nga forcat serbe, kishte nisë plaga me iu kalbë, fati deshi me shkua në Gllogjan, si mori vesh don Kelmendi, menjëherë thirri motrën në ambulance që ishte aty afër Kishës, morën vajzën e mjekuan, ajo sot është shendosh e mirë dhe ka familje.

Një tjetër dëshmitar i ngjarjes në Kishë, tregon se si Prifti e kishte lëshuar shtëpinë, besa edhe dhomën e tij për refugjatë të ardhur nga Drenica, e po flinte bashke me ne burrat, nder rimorkio të Traktorit.

Një gjest që kishte lënë pa fjalë një përfaqësues ndërkombëtar dhe që kishte bërë bujë në media botërore ishte veprimi i Priftit, kur rrahu kambanat e Kishës për t’u treguar shqiptareve mysliman të strehuar në familjet e fshatrave katolike, Gllogjan e Nepole, se është koha e Iftarit për ata që kishin agjëruar, meqenëse ishin rrethana lufte në muajin e shenjtë të Ramazanit.

-Çfarë është kjo kambanë në ketë interval kohorë të pa zakontë, kishte pyetur Priftin, një përfaqësues ndërkombëtar?

-Po bije në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar nëpër familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi me shumë butësi.

Aktin e shpjegon edhe historiani, Muhamet Malaj përmes videos:

Tags: katolikkrishteremeshtaritMyslimanNdahenOficeri serbRefugjatëtshqiptare

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
“T’i shporrim kalbësirat”, Berisha me thirrje të fortë

“T’i shporrim kalbësirat”, Berisha me thirrje të fortë

Sulmi terrorist/ Momenti kur dy vëllezërit vetëvriten dhe u marrin jetën 49 të huajve (Video)

Sulmi terrorist/ Momenti kur dy vëllezërit vetëvriten dhe u marrin jetën 49 të huajve (Video)

Vdekjet si “dëme anësore” nëpër spitale, ç’po ndodh me mjekët shqiptarë?

Vdekjet si “dëme anësore” nëpër spitale, ç’po ndodh me mjekët shqiptarë?







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com