Prej disa ditësh, familja shqiptare Beraj, e cila kishte gjetur një shtëpi ku strehohej në Bad Herrenalb të Gjermanisë, është kthyer në Shqipëri. Beate Müller dhe bashkëshorti i saj Michael Migge e shoqëruan familjen në këtë udhëtim. Pas të gjitha shpresave dhe frikës, atyre nuk iu pranua aplikimi për të qëndruar, dhe familja shqiptare u dëbua, shkruan Tirana Today.
Më 22 shkurt, nëna Aurora dhe djemtë e saj Aurito, Ariol, Aldi dhe vajza e vogël Ajla u nisën për në Shqipëri, të cilët u shoqëruan nga Beate Müller. Burri Adriatik, i quajtur shkurt “Adri”, mbodhi të gjitha sendet në një makinë dhe u nis për në Shqipëri, i cili udhëtoi për rreth 1,650 km, i shoqëruar nga Michael Migge, raporton schwarzwaelder-bote.de.
E gjithë familja më pas u bashkua në Tiranë. Ata më pas shkuan në Fier ku u vendosën në një banesë 45 metra katrore të një prej vëllezërve të familjes.
“Pastaj gjithçka shkoi me sukses”, kujton Müller, familja qëndroi bë dy net në atë ambient.
Por, familja përfundimisht u akomodua pas tre dishtash largimi nga Gjermania. Një xhaxha e Adrit, pronar i një uzina tullash pranë Tiranës, dëgjoi për gjendjen e vështirë të të afërmit të tij dhe i ofroi një punë të riut. Tashmë familja e tij u zhvendos në Tiranë, dhe Ardi, nga puna që do të fitojë 500 euro, “shumë për standardet shqiptare”, tha Müller.
“Më në fund një Odise e lumtur. Familja do mundohet të ndërtojë jetën atje. Është e çuditshme si babai gjeti punë aq shpejt. Sidoqoftë, situata është veçanërisht e vështirë për fëmijët. Për shkak se ata nuk e përballonin fare situatën. Megjithëse Berajt, do t’i lejojnë fëmijët që të shikojnë televizor, në mënyrë që të mos harrojnë gjuhën gjermane”.
Por, problemi më i madh me të cilën do të përballen fëmijët e çiftit shqiptar, është mësimi i gjuhës shqipe. Edhe pse ata flasin shqip, ata nuk dinë ta shkruajnë atë.
“Mësimdhënësit nuk dinë se çfarë të bëjnë me fëmijët në shkollë dhe ata janë plotësisht të dëshpëruar”, tha Beate Müller. Situata është shumë e vështirë. Dhe mësimi i tyre në një shkollë gjermane kushton 3000 euro, për fëmijë në një vit shkollor.
Kjo është një nga arsyet pse familja dëshiron të kthehet në Gjermani. Ajo po pret që Ardi të fitojë një kontratë punë, nga një punëdhënës i tij i mëparshëm gjerman, i cili do ta merrte në punë atë menjëherë. Problemi është se Adri mund të aplikojë për një vizë pune deri me 22 dhjetor, dhjetë muaj pas nisjes. “Fëmijët po presin ndërkohë. Fëmijët humbin dy vjet shkollim”.
Edhe më rënduese është sëmundja e lëkurës së Aldit të vogël. Djali vuan nga Ichtyosis, dmth nga një sëmundje lëkure. Kjo sëmundje mund të diagnostikohet në Greqi, në Shqipëri është e pamundur, dhe kjo ishte arsyeja pse familja udhëtoi për në Gjermani.
“Ne shkuam në Fier dhe në Tiranë, por më kot nuk siguruam dot ilaçe për vogëlushin. As në gjermani nuk gjetëm medikamente”, thotë Müller.
“Pra fëmijët janë viktimat e gjithë kësaj situate”, thanë Miller dhe Migge. Ata shpresojnë që familja të lejohet të shkojë sa më shpejt në Gjermani. “Ne po shpresojmë të ndodhë një mrekulli”, thotë Beate Müller. TIRANA TODAY