Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“O burrë mendo për nesër”, Ndoka mesazh Ramës: Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“O burrë mendo për nesër”, Ndoka mesazh Ramës: Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri

Aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Nard Ndoka pas dy protestave të fundit i është drejtuar me një mesazh të gjatë kryeministrit Edi Rama. Kreu i PDK i ka kërkuar që të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë gjendjes së krijuar në vend.

Ndoka në një postim në faqen e tij në Facebook shkruan se: “Rama po qeveris me bythë në tepsi”, por nuk do t’ja dalë dot, pasi sipas tij, “shqiptarëve ju është ngritur, po e kërkojnë” dhe do ta “tërheqin zvarrë me gjithë tepsi dhe do të hedhin në Lanë!”

Duke i kujtuar se ka bere shume armiq, Ndoka i shkruan se pasi te dale nga Lana, nuk ka se ku te shkoje. “Në Vuno nuk të qas Kokëdhima, në Tiranë nuk të hap rrugë Ver Llapa, në Beograd nuk të lë Agron Duka, në Greqi të pengon Vangjel Dule, në Maqedoni nuk lë vend për ty Dashamir Shehi, në SHBA të pengon Demalia, në Kosovë të mbyt Buzhala.

Ku do pleqërosh o burrë, o burrë, lëri pak vend vetes, mendo edhe për nesër”-shkruan ai.

Postimi i Nard Ndokës:

Rama me bythë në tepsi.

I paralizuar në qeverisje, ide, reflektim, përgjegjësi.

I ndrydhur në logjikë, ndjeshmëri e shëndet mendor, kjo është grafia politike e Ramës sot.

Situatë dramatike, e rënduar, pa dritë, pa shpresë, kaotike, gaz helmues, bomba, kapsolla, molotov, këto ka prodhuar Edi Rama me keq qeverisjen dhe arrogancën e tij.

Çfarë po kërkon Opozita e bashkuar dhe qytetarët sot?

Zgjedhje të parakohshme, qeveri kujdestare, kërkesa minimaliste.

Je kapur me “presh në dorë” more shoku, duke vjedhur zgjedhjet dhe taksat e shqiptarëve.

Një burrë shteti jep dorëheqjen në të tilla skandale, kërkon të hetohet dhe i hap rrugë drejtësisë dhe vendit.

Ndërsa ti ke humbur vetëdijën si kryeministër, si politikan, si qytetar, si prind. Je ulur me bythë në tepsinë e pushtetit. Aty han, aty pin, aty dhjet, aty qeveris, aty urdhëron, aty shtrihesh, aty po gjen “paqe” dhe mburoje…

Reflekto Edi Rama! I ke bllokuar rrugën europiane popullit tënd, i ke humbur shpresat popullit tënd, i ke zhytur në varfëri e mjerim qytetarët e këtij vendi.

Kur do ikësh ore burrë?

Se kupton se do të tërheqin zvarrë megjithë tepsi dhe do të hedhin në Lanë!

Shqiptarëve ju është ngritur, o KM, po të kërkojnë, në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo institucion. Më mirë ik, largoju! Merre tepsinë, mbaje si mburojë nga prapa, ditë të këqija po vijnë për ty.

Ku do shkosh nesër kur të dalësh nga Lana more burrë, ku do pleqërosh?

Ti ke bërë aq shumë armiq në këtë vend dhe po vazhdon akoma.

Në Vuno nuk të qas Kokëdhima, në Tiranë nuk të hap rrugë Ver Llapa, në Beograd nuk të lë Agron Duka, në Greqi të pengon Vangjel Dule, në Maqedoni nuk lë vend për ty Dashamir Shehi, në SHBA të pengon Demalia, në Kosovë të mbyt Buzhala.

Ku do pleqërosh o burrë, o burrë, leri pak vend vetes, mendo edhe për nesër.

Një vendim pozitiv sot, jep shpresë për nesër, për ty dhe për vendin.

Mendohu more shoku, ke edhe pak ditë kohë.

Ah, se harrova të them; harroje 30 qershorin.

E shikon Bashën?!

Në shi, në ballë me qytetarët, me shokë shumë, i vendosur, konseguent, i qartë…

Mos e prit kot, nuk të takon, më dëgjo mua!

Më vjen keq, më shumë se kaq nuk mund të ndihmoj! Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri, se ku isha futur?!

Ok shoku, lexoje dy-tre herë, se nuk ta kam me të futur…?

Tags: “O burrëMendomesazhNdokaNesernjeriRamësthuaj

TË LIDHURA

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor
Aktualitet

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

12:46 | 15/12/2025
Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës
Aktualitet

Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës

12:15 | 15/12/2025
Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adolehentët në Shkodër
Aktualitet

Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adolehentët në Shkodër

12:11 | 15/12/2025
Next Post
Një ditë pas protestës, Veliaj ka një mesazh: Tirana nuk do i përkulet…

Një ditë pas protestës, Veliaj ka një mesazh: Tirana nuk do i përkulet...

Ambasadori britanik zbarkon në selinë e PD-së, një ditë pas protestës

Ambasadori britanik zbarkon në selinë e PD-së, një ditë pas protestës

Vdes në moshën 123-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, ja sekreti i jetëgjatësisë

Vdes në moshën 123-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, ja sekreti i jetëgjatësisë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor
Aktualitet

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

by mirseda
12:46 | 15/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se paketa buxhetore prej 16.3 miliardë lekësh pwr bujqwsinw, synon...

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

12:37 | 15/12/2025
Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

12:33 | 15/12/2025
Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës

Babai deputet, djali organizatonte trafikun e drogës në Turqi! Zbardhen bisedat e Rexhep Rrajës

12:15 | 15/12/2025
Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adolehentët në Shkodër

Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adolehentët në Shkodër

12:11 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com