Mediat kosovare bëjnë me dije se trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi, janë nxjerrë mbrëmë pasmesnate nga Miniera e Artanës.
Ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë, për shkak të shembjes së një guri të madh.
Pas 14 orësh operacion, ku kanë qenë të përfshirë ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut, trupat arritën të nxirreshin nga rrënojat.
Bëhet me dije se trupat e pajetë të dy minatorëve tashmë janë dërguar për obduksion.