Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave në plazhe, ndërkohë së fundmi kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ata që thyejnë ligjin.
Në rrjetin social Facebook, Rama shkruan: “Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”.