Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Nusen do ta kemi përgjysmë”, dëshmia tronditëse e djalit që vrau të atin me çekiç

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Nusen do ta kemi përgjysmë”, dëshmia tronditëse e djalit që vrau të atin me çekiç

Selman Aliaj, 29-vjeçari që vrau babain e tij Fejzo Aliaj pas një debati të ashpër për çështjen e të fejuarës, është dërguar si i pandehur në gjykatën e Krimeve të Rënda, ku rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 22 dhjetor 2017 në zonën e Shkozës së Tiranës, ku Selman Aliaj ka vrarë me çekiç babain e tij dhe trupin e pajetë të Fejzo Aliaj, e ka hedhur më pas në liqenin e Farkës, ku është gjetur nga kalimtarët e rastit.

I riu Aliaj ka dëshmuar gjatë fazës së hetimeve se gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë ishte me babain e tij. Rreth orës 17:00 të së dielës, i ati i tha se ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”. Në këtë moment, Aliaj e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te Liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë. Trupin e ka hedhur në liqen dhe është larguar në drejtim të Kukësit. Ja çfarë tregon më konkretisht në dëshminë e tij 29-vjeçari Selman Aliaj.

“…më 22 dhjetor rreth orës 17:00, kam qenë duke ndihmuar babanë për të shkarkuar disa materiale të vjetra, që na i kishte sjellë tezja me një mjet, që ngarkon mallra. Materialet i kishim shkarkuar në oborr dhe po i sistemonim.

Babai më thotë në një moment se unë duhet të martohesha me vajzën, më të cilën më kishte fejuar ai, dhe se nusen do ta kishim përgjysmë. Në këtë moment mora një çekiç artizanal dhe e kam goditur fort pas koke. Ai ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas e kam marrë trupin, e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam ngarkuar në bagazhin e makinës së vëllait, i cili jeton në Gjermani. Kam shkuar deri në afërsi të Liqenit të Farkës dhe aty kam hapur bagazhin, por trupi i tij po lëvizte. Kam marrë sërish çekiçin dhe e kam goditur fort në ballë. Pastaj e kam nxjerrë trupin nga bagazhi i automjetit dhe e kam hedhur në Liqenin e Farkës. Kam hipur në makinë dhe kam ndërruar rrobat duke veshur disa të tjera të pastra. Rrobat, me të cilat kisha kryer vrasjen, i kam hedhur në një kosh mbeturinash që ishte aty pranë Liqenit. Më pas, jam nisur me automjetin e vëllait drejt “Rrugës së Elbasanit”. Aty kam qëndruar për disa kohë në një fast-food ku kam konsumuar tri sufllaqe. Pas kësaj, jam nisur pa folur me njeri drejt Kukësit.

Gjatë rrugës jam telefonuar nga motra që më pyeste se ku isha. I thashë që nuk dua të flas dhe se nuk vij në shtëpi se isha larg. Të nesërmen kam vendosur që të kthehem dhe kam komunikuar me të shtëpisë, të cilëve u kam thënë se ndodhesha në zonën e Kamzës dhe se po kthehesha. Aty më ka ndaluar Policia dhe jam arrestuar. Me babain kam pasur shumë konflikte, sidomos pasi më detyroi të fejohem pa pëlqimin tim. Kam dashur gjithmonë që të shkoj në Gjermani te vëllai dhe të fejohem andej.

Fejesa pa dëshirë ka qenë burimi i konfliktit. Im atë më fyente dhe më shante shpesh. Ai nuk sillej aspak mirë me mua. Një konflikt tjetër me tim atë ka qenë për disa hardhi rrushi, të cilat ai i preu edhe pse unë i kisha kërkuar që të mos i priste. Im atë ka qenë i martuar tri herë më parë dhe ishte divorcuar edhe nga nëna, edhe pse jetonim bashkë…”– ka rrëfyer 28-vjeçari para Policisë.

Tags: bashkeçekiçdeshmiaDjalifejuarënndajmëte atintronditëse

TË LIDHURA

Forca Detare shqiptare vijon misionin në operacionin e NATO-s, “Sea Guardian”
Politikë

Forca Detare shqiptare vijon misionin në operacionin e NATO-s, “Sea Guardian”

17:40 | 11/11/2025
U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë
Aktualitet

U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë

16:56 | 11/11/2025
Makina e autorëve e gjetur në Halil, policët pengohen nga terreni
Aktualitet

Makina e autorëve e gjetur në Halil, policët pengohen nga terreni

16:46 | 11/11/2025
Next Post
1968/ Rivaliteti me Hysni Kapon detyroi Mehmet Shehun të mohonte të vërtetën

1968/ Rivaliteti me Hysni Kapon detyroi Mehmet Shehun të mohonte të vërtetën

Zhbllokohet pas 12′ minutash derbi Lazio-Roma (Video)

Zhbllokohet pas 12' minutash derbi Lazio-Roma (Video)

Super gol në “El Clasico”, Barcelona kalon në avantazh (Video)

Super gol në “El Clasico”, Barcelona kalon në avantazh (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur
Bota

Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

by mirseda
17:45 | 11/11/2025
0

Një avion ushtarak turk C-130 është rrëzuar sot, 11 nëntor, në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një...

Nis rinumërimi i votave në Mitrovicë

Nis rinumërimi i votave në Mitrovicë

17:43 | 11/11/2025
Forca Detare shqiptare vijon misionin në operacionin e NATO-s, “Sea Guardian”

Forca Detare shqiptare vijon misionin në operacionin e NATO-s, “Sea Guardian”

17:40 | 11/11/2025
U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë

U përdor në atentatin në Rinas, policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë

16:56 | 11/11/2025
Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviç

Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviç

16:50 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com