Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Lutfi Dervishi

Kur u rrëmbye një avion që u nis nga Rinasi 15 vjet më parë, në aeroport u sulën me vrap disa ministra! Një diplomat perëndimor në Tiranë pyeti: çfarë do të bëjnë ministrat në aeroport?!

Kjo pyetje më kujtohet sa herë shoh deputetë dhe ministra që dalin në terren ditën që ka përmbytje, bie zjarr apo në ngjarje të tjera të mëdha. Disa janë edhe artistë dhe marrin jo vetëm pamjen e përvuajtur, por edhe shatin dhe lopatën dhe përveshin llërët.

Se çfarë bëjnë deputetët dhe ministrat në terren është një pyetje që merr përgjigje të ndryshme varësisht se kë pyet.

Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi! Kapriçot e motit njihen prej dekadash. Tjetërkund çalon gomari! Nëse gjithsecili e bën mirë punën e tij- në kohë të mirë dhe të keqe – nuk ka arsye që deputetët dhe ministrat të dhurojnë spektakël në facebook.

Deputetët të bëjnë ligje të mira, dhe të marrin në skaner qeverinë, ministrat të bëjnë organizimin e mirë të punës, institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre fill pas vrullit të parë, institucionet kopetente të bëjnë atë për të cilën paguhen dhe vetëm kur të ndodhë hataja është e nevojshme një mobilizim i përgjithshëm- dhe atëherë sërish deputetët dhe ministrat nuk të hyjnë në punë!

Duhet të ketë protokolle standarte se si veprohet në situata emergjente. Dhe nuk besoj se ka protokoll në botë që të planifikojë praninë e deputetëve dhe ministrave në vendngjarje! Deputetët nuk na duhen as për të shuar zjarrin as për hapur dhe mbyllur kanale dhe as për të bërë sehirxhiun e vuajtur. Vendi i ministrave është tjetër kund për të koordinuar dhe mbikqyrur drejtoritë dhe institucionet e varësisë. Nëse secili është në punën e vet- do ketë më pak trafik jo vetëm në terren, por edhe në facebook!

Qershia mbi tortë është rasti kur deputetë/ministra nisin dhe bëjnë punën e reporterit duke raportuar live nga terreni!

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Basha shkrin grupin “puçist” të “Foltores”, zbardhen udhëzimet për deputetët

Cili do jetë fati i PD-së tani?

PD çon në SPAK disa përfaqësues të lëvizjes Berisha







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com