Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Nuk ndjehem aq shqiptar sa duhet”, ylli i Schalkes refuzoi kuqezinjtë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Trajneri Christian Panucci synonte disa përforcime të mëdha për ndeshjen ndërmjet Skocisë dhe Uellsit. Numri një i stolit së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit synoi dy përforcime “big”, por fatkeqësisht përgjigjja ishte negative për të dy rastet. I pari që refuzoi ishte mbrojtësi dhe kapiteni i Besiktasit, Necip Uysal, (Lexo të plotë këtu) ndërsa burime të sigurta të Telesport pranë FSHF-së bëjnë me dije se futbollisti tjetër është Daniel Caligiuri.

Mesfushori i Schalkes është me origjinë arbëreshe. Ai ka një baba me origjinë nga pjesa e shqiptarëve të Italisë, ndërsa mamanë me origjinë gjermane. FSHF-ja nisur nga rrënjet e tij të largëta që e lidhnin me vendin tonë vendosën ta kontaktonin si një superpërforcim për teknikun italian.

Skautët tanë u futën në kontakte me titullarin e Schalkes dhe i shprehën dëshirën për ta pajisur me dokumentacionin e duhur dhe për ta bërë pjesë të ekipin tonë. 30-vjeçari u tundua nga ideja fillimisht, pasi nuk përfaqëson asnjë kombëtare dhe nuk ka luajtur asnjëherë një ndeshje në nivel kombesh, por përgjigjja ishte negative.

Caligiuri u tregua i sinqertë dhe i qartë me përfaqësuesit e FSHF-së: “Nuk e ndjej veten shqiptar aq sa duhet për të luajtur në kombëtare. Kam frikë se mos marr ndonjë dëmtim që mund të ndikojë dhe në karrierën time te Schalke”, – u përgjigj mesfushori i Schalkes. Përgjigjja negative nuk la askënd të kënaqur, pasi afrimi i tij me kombëtaren do të ishte një plus i madh, si në cilësi, por dhe në ambicien e grupit.

Caligiuri e ka nisur karrierën në Gjermani me Freiburgun, më pas ka kaluar te Wolfsburg-u ku ka fituar dhe një kampionat dhe një kupë gjermanie. Ai kaloi te Schalke në janarin e 2017 dhe vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës gjermane. Fatkeqësisht, futbollisti me origjinë arbëreshe nuk e ndjeu veten shqiptar sa duhet!

Tags: NdjehempërgjigjSchalkesshqiperiashqiptarTentoiyllin

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

“Si po i dëmton banorët e Astirit pjesëmarrja e opozitës në protestë”

E vërteta dhe miti i ‘Ditës së Falenderimeve’

Protestë para Kryeministrisë, studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com