Nuk ka të ndalur Partizani, arrin të marrë fitoren e 3 radhazi, këtë herë në transfertë përballë Vllaznisë. Ndeshja është zhbllokuar që në minutën e 4’ nga sulmuesi Basrak, gol që ka vulosur edhe fatin e takimit. E ka nisur me humbje aventurën tek shkodranët tekniku i ri, Ernest Gjoka. Partizani me këtë fitore arrin në vendin e tretë përkohësisht me 11 pikë. Ndërsa Vllaznia në 7 javë të luajtura ka vetëm një fitore dhe dy barazime, ndeshjet tjera janë mposhtur dhe qëndrojnë në vendin e 7 me 5 pikë.
Të kuqtë e nisin ndeshjen në sulm dhe gjejnë golin që në minutën e katërt me anë të sulmuesit Basrak. Trashi ekzekuton një goditje këndi dhe kroson mjaft mirë në zonë, aty Basrak përfiton mjaft mirë duke u zhytur me kokë dhe dërgon topin në rrjetë. Ky gol ishte vendimtarë për fatin e takimit. Vllaznia e Gjokës hidhet në sulm dhe kërkon barazimin por asnjëherë nuk u treguan të saktë në finalizim. Ishte Lika që kërcënoi seriozisht në dy raste në fundin e takimit Alban Hoxhën, por ky i fundit i neutralizoi me shumë mjeshtëri. Partizani arrin të përmbushë misionin duke e ruajtur atë rezultat deri në fundin e takimit dhe të sigurojë tre pikët e radhës.
Vllaznia-Partizani 0-1
Shënues: Basrak 4’
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi, Tafili, Hasani, Çinari, Lika, Kalaja.
Trajner: Ernest Gjoka
Partizani: Hoxha, Progni, Ibrahimi, Malota, Kalari, Vila, La Camera, Batha, Trashi, Adorjan, Basrak.
Trajner: Mark Juliano
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti