Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Nuk mjaftojnë milionat, Reali “makthi” i PSG-së/Liverpool toleron Porton (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Nuk mjaftojnë milionat, Reali “makthi” i PSG-së/Liverpool toleron Porton (Video)

Real Madrid ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Champions League dhe vazhdon rrugën për të fituar trofeun prestigjioz për të tretën herë radhazi. Gjiganti parisien PSG duket se nuk është akoma një ekip për në Europë, pasi në rezultat të përgjithshëm u mposht 5-2 nga kampionët në fuqi. Francezët e panë veten në disavantazh në fushën e tyre nga goli i shënuar me kokë nga Cristiano Ronaldo, në minutën e pestë të pjesës së dytë.

Real Madrid, që e nisi ndeshjen i sigurt pas fitores në ndeshjen e parë, nuk pati në radhët e tij Modric dhe Kroos, që nuk janë riaftësuar plotësisht, megjithatë e kontrolloi mirë fushën duke administruar avantazhin.

Nga ana tjetër, PSG vuajti mungesën e futbollistit më të shtrenjtë të historisë, Neymar. Goli i miqve erdhi si pasojë e një gabimi të Dani Alves. Asensio që rikuperoi topin nisi një pasim të artë për Lucas Vasquez, i cili krosoi te Cristiano Ronaldo, që tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë.

PSG mbeti me dhjetë futbollistë, 25 minuta para fundit, si pasojë e kartonit të dytë të verdhë të marrë nga italiani Verratti, por arriti të barazojë me golin “qesharak” të Edinson Cavani. Gjithsesi, ndeshja u mbyll 1-2, pas golit të Casemiro, 10 minuta para fundit.

Ylli portugez është i pandalshëm këtë sezon në Champions, pasi ka shënuar në 9 ndeshje radhazi, duke barazuar Ruud Van Nistlerooy. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie me 119 gola.

LIVERPOOL 0-0 PORTO
Anglezët janë treguar të rezervuar në sfidën e kthimit përballë Portos, pasi në ndeshjen e parë i kishin shkatërruar me goleadë, 5-0.Ashtu siç pritej, ndeshja nuk kishte asnjë histori dhe dukej më tepër si një ndeshje stërvitore mes dy skuadrave sesa një ndeshje e fazës së nokautit në Champions League. Gjithsesi, rastet për të shënuar nuk munguan nga të dyja skuadrat.

Pas pushimit ishte Firmino ai që kishte një mundësi të mirë. Në fund të takimit Iker Casillas, i cili me shumë mundësi luajti ndeshjen e fundit në Champions League, bëri një pritje fantastike ndaj Danny Ings duke ruajtur rrjetën e tij të paprekur. Liverpool kalon në çerekfinale ashtu siç ishte parashikuar.

Tags: liverpoolmilionatmjaftojnënukPortonPSGReali “makthi’toleronVideo

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Çështja Meçollari/Berisha ‘gjunjëzon’ Ramën: NATO s’lëshon certifikata sigurie; maska ra, spiuni mbeti

Çështja Meçollari/Berisha ‘gjunjëzon’ Ramën: NATO s’lëshon certifikata sigurie; maska ra, spiuni mbeti

Shtypi nga bota, 7 mars 2018

Shi dhe borë, ja çfarë parashikojnë meteorologët për sot

Parashikimi i motit, 7 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2
Aktualitet

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

by mirseda
09:14 | 19/01/2026
0

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për...

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

09:12 | 19/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

09:11 | 19/01/2026
Izraeli vijon sulmet në Gaza, plagosen civilë në shkelje të armëpushimit

Izraeli vijon sulmet në Gaza, plagosen civilë në shkelje të armëpushimit

09:10 | 19/01/2026
Rritja e miliarderëve në botë, Oxfam paralajmëron: Në prag të një hendeku pasurie dhe pushteti

Rritja e miliarderëve në botë, Oxfam paralajmëron: Në prag të një hendeku pasurie dhe pushteti

09:07 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com