Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Nga: Andi Bushati

Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar “pronarin” real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës për votimet e 30 qershorit, për të treguar se ish ministri i jashtëm ndryshe mendonte një muaj e ca më parë për Valdrin Pjetrin dhe ndryshe flet sot.

Natyrisht, koherenca dhe integriteti i politikanëve të lartë, sidomos i një ish ministri të të jashtëm, duhet të skanohet nga çdo gazetar, apo “qen roje” i pushtetit të katërt.

Por, kur kjo bëhet në mënyrë selektive, nga media që janë treguar mospërfillëse ndaj këtyre parimeve dhe që nuk i kanë zbatuar ato asnjëherë për vendimmarrësit e fuqishëm, automatikisht ngrihet pikëpyetja: pse po e sulmojnë njeriun që i prishi rehatinë Ramës? Si mundet të përçudnohet gazetaria deri këtu?

Për të kuptuar këtë është mirë ti rikthehemi edhe njëherë atyre që Bushati tha në kryesinë e PS. Po të lexohen me kujdes aty nuk ka asgjë të jashtë zakonshme. Ka thirrje për të kërkuar falje për atë që ndodhi me Shkodrën, ftesë për të gjetur zgjidhje që nokëzimi, prengëzimi apo valdrinizimi të mos shndërrohen në normalitet, reflektim që “incidenti” të mos mbulohet me lëvizje propagandistike dhe alarm për të mos luajtur me ata që PS i konsideron si aleatët e saj perendimorë, të cilët janë shprehur qartë për dekriminalizimin e politikës.

Ç’do njeriu normal që nuk e dëshëron degradimin e skajshëm të partisë që drejton e vetme vendin, çdo socialisti të ndershëm që ende beson si idiot i dobishëm, se infeksioni i rilindjes nuk do të jetë vdekjeprurës për ish partinë më demokratike të skenës sonë, fjalët e ish ministrit do dukeshin si kritika të shëndetshme, nga ato që i bëjnë mirë gjithkujt. Ditmir Bushati nuk foli as për vjedhje zgjedhjesh, nuk guxoi të përmendë koncesonet marramendëse, nuk ngriti ndonjë shqetësim për rrezikun e monizmit.

Gati me naivitet optimist ai mbajti diskurin e një militanti  që ende shpreson se gjërat mund ndreqen.

Por, edhe kjo iu quajt herezi nga ata që janë mësuar me ekzaltimet Elisës për Skënderbeun, apo me justifikimet qesharake të Etildës. Reagimi i mediave qeveritare na tregon se ai është futur në listën e zezë të armiqve.

Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të kërkosh ti thërrasësh arsyes në kupolën e rilindjes, është njësoj si të përdorësh gjilpërën e kthimit të virgjërisë në mjediset e një shtëpie publike. Aty janë të ndërgjegjshëm për rrugën që kanë nisur dhe as kanë vrasje ndërgjegjje, as nuk duan të bëjnë hapa pas.

Në këtë kuptim reagimet e Ditmirit, janë më shumë përpjekje për të ruajtur fytyrën, sesa lëvizje për të shpëtuar PS.

Por, edhe këto kritika të buta, që nuk ndryshojnë dot asgjë, përsëri krijuan alarm.

Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka degraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, ku Edi Rama ka mbushur parlamentin me opozitarë fallco, ku ka grabitur 61 bashkitë, ku s’lejon prokurorinë të dënojë asnjë nga kriminelët e tij, ku po mbyll emisionet investigative dhe procedon gazetarët kritikë, do të ishte e paimagjinueshme të toleronte belbëzima brenda gardhit të tij.

Prandaj ai i suli taborrët e vet ndaj zërit normal të Ditmirit.

Prandaj na ftoi të shokohemi nga inkoherenca e ish ministrit, që u dashka të na trondisë më shumë se gënjeshtra e madhe që na rrethon.

Por, tronditja që duhet lexuar pas kësaj përpjekje për manipulim, nuk qëndron tek ndryshimi mes atyre që ka folur dje dhe që ka “ndryshuar’ sot ish ministri i jashtëm Bushati. Rrëqethëse me rastin e Ditmirit është se në partinë e tij po shpallet armiqësor edhe normaliteti. Dhe kjo tregon se prej aty nuk priten më ditë të mira. As për socialistët e sidomos as për vendin. /Lapsi.al

 

Tags: ANDI BUSHATIDitmir Bushatiedi rama

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Sa kanë shpenzuar ministret Nikolla e Shahini në udhëtimet jashtë vendit

Sa kanë shpenzuar ministret Nikolla e Shahini në udhëtimet jashtë vendit

Nuk është problemi te ‘dhoma e luksit’ e ministres Gjonaj

Nuk është problemi te ‘dhoma e luksit' e ministres Gjonaj

Robert Aliaj largohet nga “Dance With Me 6”, zbulohen çiftet e konfirmuara

Robert Aliaj largohet nga “Dance With Me 6”, zbulohen çiftet e konfirmuara

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025




TË FUNDIT

Policia Rrugore: 11 arrestime dhe 3,900 masa për parkim të gabuar
Aktualitet

Policia Rrugore: 11 arrestime dhe 3,900 masa për parkim të gabuar

by mirseda
16:53 | 16/09/2025
0

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë të kryejnë kontrolle intensive në akset kryesore të kryeqytetit, me...

Parlamenti mblidhet sërish sot: Çfarë pritet mes mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti mblidhet sërish sot: Çfarë pritet mes mazhorancës dhe opozitës

16:46 | 16/09/2025
‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve gjatë fundjavës

‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve gjatë fundjavës

16:09 | 16/09/2025
Vodhën xhiron ditore në një karburant, përfundojnë në pranga dy persona në Librazhd

Vodhën xhiron ditore në një karburant, përfundojnë në pranga dy persona në Librazhd

16:04 | 16/09/2025
Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli

Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli

14:59 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com