Është mbyllur pa fitues derbi i parë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje pa shumë raste të rrezikshme, dhe asnjë gol të shëunar.
Dy ekipet kërcënuan vetëm në goditje standarde apo me goditje sporadike nga distanca, shumë pak aksione të rrjedhshme.
“Air Albania”, dhe tapeti i këtij impianti modern, ishte makthi më i madh përpara këtij derbi, pasi fusha ishte në gjendje skandaloze.
Me rezultatin e sotëm, Partizani gjendet në vendin e parë në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Tirana ka vetëm 6 pikë në vendin e shtatë.
Statistikat e ndeshjes