Përfundon finalja e UEFA Europa League. Vijareali dhe Mançester Junajtid janë ndarë në paqe, duke i mbyllur 90 minutat në barazim 1-1, duke e çuar këtë ndeshje në minutat shtesë.
Takimi u zhbllokua në minutën e 29, ku spanjollët kaluan në avnatazh me Morenon. 29-vjeçari befasoi mbrojtjen e anglezëve dhe ka ndëshkoir me lehtësi De Gean.
Në minutën e 55, “Djajtë e Kuq” barazuan shifrat me Edinson Kavanin, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë.
Në moshën 34-vjeçare, uruguaijani shënoi për herë të parë në finalen e një kompeticion të madh europian, duke u bërë edhe lojtari më i vjetër që shënon për Junajtid në një finale europiane.