Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk jam stërvitur për karate e boks

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Letër Ditmirit nga Parlamenti

Nga: Agron Gjekmarkaj

Dëgjova me vëmendje parafolësit. Po e filloj aty ku e la Xhelali, te dalja në terren. Ne kemi dalë në takime me njerëzit, nuk jemi mbyllur, por i pari që e ka këtë detyrim më shumë se kushdo është Lulzim Basha. Nuk e kam thënë ndonjëherë, beteja dukej sikur është bërë në një enë. Sali Berishës i lejuat përparësinë e sulmit. Ju jeni kryetari i partisë dhe juve ju bie detyrimi t’i sqaroni njerëzit i pari, vijmë edhe ne në krahun tuaj. Mbase nuk është e lehtë, do ketë edhe duf, edhe sherre, edhe provokime, por duhet t’i përballojmë.

Qytetarët duhet t’ju dëgjojnë dhe jam i bindur që komunikimi sjell pozitivitet. Nuk jam dakord me fortifikime të PD-së, për ta parë atë si kështjellë. PD është një institucion. Atë duhet ta mbrojë ligji pa asnjë kompleks.

Nëse duhej demonstruar qëndresë, deri tani është demonstruar. Për mua është kriminale të përballen njerëzit tani e tutje. Unë nuk mendoj se jam ndonjë trim i madh, por as për frikacak s’e njoh veten, por nuk jam stërvitur për karate e boks. Dita e 8 janarit ka qenë tragjike.

Në pak minuta gjithçka mund të eskalonte në ferr. Ata njerëz që drejtuan turmën kundër nesh, nuk na llogaritën ne as për deputetë, as për kolegë, as për miq e as për njerëz. Nuk patën emocione për këtë. Ishin të qartë, pa llogaritur që na kanë “shkarkuar” më 11 dhjetor. Na sulmuan me egërsi, me mjete dhune faqe gjithë botës. Ndonjë e dija për mik, dhe unë kurrë nuk do shkoja ta sulmoja dhe t’i vija në rrezik jetën e integritetin personal e publik. Sado i krishterë që ndihem, kulturalisht e kam të vështirë bashkëjetoj me persona të tillë. Ndaj mbështes çdo vendim që kjo kryesi merr sonte për të ndëshkuar dhunën e datës 8 dhjetor, duke shpresuar që dikush do distancohet prej saj.

PD nuk jua kishte borxh atë dhunë, ne jo e Shqipëria jo e jo. Prania në politikë këto muaj të trishtë më ka mësuar ndonjë gjë. Përveç punicionit (ndëshkimit) të detyruar duhet një ofertë politike, një zgjidhje. Do t’ju thosha, zoti Basha, ikni nëse kjo do ishte zgjidhja, nuk e them këtë sepse ikja jua lë fushën bosh për një kundërshtar që i ka shpallur luftë Perëndimit dhe luftë fizike ne të gjithëve. Por kjo parti ka nevojë të bëhet dhe kjo nuk bëhet me njerëz që ju bëjnë komoditet juve, ka nevojë që secili këtu të vihet në diskutim, të gjitha këto organe, duhet të rikthehen te njerëzit, te PD, personalitetet, themeluesit. Kemi folur gjithmonë për bashkim e ai s’ka ndodhur. Bashkim nuk do të thotë të mbash fjalime.

Bashkim e hapje nuk do të thotë që të vijnë te kafja e PD-së e të pinë kafe me ne. Bashkim do të thotë të ketë Kuvend, riformatim të Këshillit Kombëtar, të Kryesisë së PD-së që ata të jenë krah jush në vendimmarrje. Nuk është konformizmi, sado i pëlqyeshëm, që ju rikonfirmon si kryetar legjitim apo si Kryeministër nesër, por debati, tensioni i vazhdueshëm, personalitetet e forta. Njerëzit duan ofertë politike, projektvizion si del nga kjo gjendje PD dhe Shqipëria. Duke përfunduar, i bashkohem frymës së kësaj mbledhjeje pa ekuivok, meqenëse abstenimi për ndonjë mik nuk është opsion.

Tags: Agron GjekmarkajPD

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Bühler: Baza amerikane në Shqipëri, dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit

Bühler: Baza amerikane në Shqipëri, dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit

Donaldi i jep fund lidhjes: Po e kthej nga të gjitha anët, më mirë jemi vetëm

Donaldi i jep fund lidhjes: Po e kthej nga të gjitha anët, më mirë jemi vetëm

“Ata donin të vr*snin Bashën”, zbardhet debati me dyer të mbyllura

“Ata donin të vr*snin Bashën”, zbardhet debati me dyer të mbyllura







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit
Showbizz

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

by mirseda
22:24 | 13/12/2025
0

Big Brother VIP Kosova vazhdon të prodhojë jo vetëm tensione brenda shtëpisë, por edhe përplasje të forta...

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com