Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nuk ishte në krah të Bashës, zbulohet arsyeja pse Kryemadhi mungoi në protestë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
1 Qershori/ Kryemadhi: Kemi lejuar dhunën ndaj fëmijëve tanë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në protestën që u zhvillua ditën e djeshme.

Përmes një postimi në faqen e saj në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se ka kaluar një operacion të vështirë, por që ka marrë konfirmimin se rreziku tashmë ka kaluar. Ajo shprehet se ishte një ndërhyrje urgjente, e që duhej ta kryente pas insistimit të mjekëve.

“Përshëndetje të gjithëve! Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falenderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë.  Zoti ju bekoftë dhe mbroftë familjet dhe të dashurit tuaj! Sot është dita e shtatë, pas një operacioni të vështirë që kam kryer. Ishte një ndërhyrje urgjente që duhej ta kryeja pas insistimit të mjekëve. Sot mora edhe konfirmimin e tyre që rreziku që kisha është tejkaluar, operacioni ka mbaruar me sukses.

Këtë problem mjekësor doja ta përballoja vetë, pa shqetësuar askënd tjetër. Doja, që kjo betejë e imja të mos interferonte aspak, në luftën që shqiptarët po zhvillojnë këto muaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri të drejtë, që në themelin e saj ka votën e lirë dhe jo votimin monist. Për një Shqipëri me taksa të ulta. Për një Shqipëri ku gjithkush të ketë mundësi për punë dhe të jenë të mirëpaguar. Për një Shqipëri ku të gjithë të jemi të barabartë para ligjit. Për një Shqipëri ku të gjithë meritojnë një shërbim shëndetësor dinjitoz. Për një Shqipëri, ku çdo i ri të ketë mundësi të shkollohet, pa tarifa diskriminuese dhe të mos detyrohet të braktisë mësimet për pa mundësi financiare.

Për një Shqipëri, ku çdo qytetar i saj ta ndjejë veten në shtëpinë e tij.

Mes këtyre rreshtave desha të falenderoj një shoqen time mjeke, e cila bëri të mundur kryerjen e këtij operacioni. Ajo ka shumë vite që jeton, punon dhe shërben si mjeke dhe profesoreshë në Itali. Shumë nga miqtë edhe “armiqtë” e mi e njohin shumë mirë.

Me këtë rast doja t’i thoja edhe dy fjalë Edi Ramës.

Mos e kthe në çështje personale këtë gjë. Përmbaji ”taborrët” e tu të portaleve dhe komentuesve anonimë, që paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Në vend, që këto para të shkojnë në shërbim ndaj tyre, Ti i shpenzon për këtë lukuni anonimësh, që sulmojnë me shpifje, sharje dhe ofendime. Kjo për arsyen e vetme, se nuk ke guxim t’i thuash vetë. Si i paburrë që je urdhëron me sms portalet e hijes tënde, të shpërndajnë shpifje nga më monstruozet, edhe jo vetëm në këtë rast. Për “Ata”, siç ke filluar t’i etiketosh Ti në logoretë e tua të fundit. Për “Ata” që Ti i quan armiqtë e tu dhe të kastës tënde.”

Tags: Monika Kryemadhimungesaoperacionprotesta

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
Video/Ju kujtohet iluzionisti i njohur që pretendoi se hodh nga 15-katëshi? Ja çfarë bëhet me të sot

Video/Ju kujtohet iluzionisti i njohur që pretendoi se hodh nga 15-katëshi? Ja çfarë bëhet me të sot

Rudina Hajdari bën dedikimin e veçantë për të ëmën (foto)

Rudina Hajdari bën dedikimin e veçantë për të ëmën (foto)

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, ja çfarë thotë Komisioni Evropian

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, ja çfarë thotë Komisioni Evropian

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com