Një sportist shqiptar me banim në Amerikë, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani i parë që ka humbur jetën nga COVID-19 në SHBA.
Jo më larg se tetori i vitit të kaluar, i ndjeri kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda. Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur, dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale.
Përpos familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains. Ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit të shkollës.