Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Nano, sharlatani që kemi merituar

Këto zgjedhje nuk u fituan nga rilindja, ato u rrëmbyen nga makineria shtetërore. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më të qarta bëhen faktet se, në 25 prill, në garë ka qenë partia shtet. Jo më kot drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR,Urszula Gacek foli për “keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore” dhe “qëndrimin e turbullt në kufirin mes partisë dhe shtetit”.

Provat janë tepër të dukshme. Përgjimet për votat që u blenë me anë të legalizimeve të shtëpive, dalja e të dhënave nga bashkia Durrës, që vetëm në muajt e fushatës ka shpërndarë po aq të ardhuara sa përgjatë gjithë vitit që shkoi, për ata që humbën shtëpitë nga tërmeti, fakti se Erion Veliaj u kujtua të japë në mars 50 mijë lekshin e bonusit të bebeve për të cilin nuk ishte kujtuar që prej 2017 -ës, shtimi i vendeve të punës në administratën shtetërore dhe nëpër bashki, paratë që u hodhën në fushatë nga kompanitë publike janë vetëm pjesëzat e një pazlli manipulimi teknologjik.

Pra, ndonëse kryesuesja e vëshguesve të OSBE/ODHIR flet për një kufi të papërcaktueshëm mes shtetit dhe partisë, ai nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e inagurimeve në shkolla e spitale për të bërë fushatë, në përdorimin e maskave të PS nga anëtarët e kabinetit qeveritar, por me një mendësi totalitare shumë me të strukturuar dhe të thellë.

Këtë e shikojmë në degradimin e institucioneve shtetërore që nuk u sollën për anjë çast si garantë të zgjedhjeve. Vetë personalisht si gazetar i Lapsi.al, unë pata mundësi të testoja një organet e reja të dala nga reforma në drejtësi, SPAK-un. Një nga drejtimet kryesore të punës së tij janë dhe krimet zgjedhore. Por kur kjo prokurori speciale u ndesh me njërin prej tyre, zbulimin prej nesh të databazës me vjedhjen e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, kryqëtarët e drejtësisë së re nuk guxuan të hetonin, as E-Albanian që dyshohej se i kishte nxjerrë ato, as Partinë Socialiste që i kishte në përdorim për të blerë dhe transferuar votën falë patronazhistëve. Si një organ krejtësisht “KAPS” prokuroria speciale u mjaftua të merrej vetëm me ne gazetarët.Edhe më i rëndë është roli i saj në mosveprimin që solli si pasojë krimin e tmershëm të Elbasanit.

Ndonëse opozita i kishte denoncuar me emër dhe mbiemër ata që mblidhnin karta dhe blenin vota, SPAK as e vuri ujin në zjarr, e mbajti një javë në sirtar denoncimin dhe pastaj e përcolli në prokurinë e Elbasanit, ku prokurori ishte në konflikt interesi, pasi qe vëllai i një kandidati të rilindjes. Pikërisht kjo blerje kohe në favor të PS, jo vetëm i la udhë të lirë trafikantëve të votave, por i hapi rrugën edhe një vetëgjyqësie që rezultoi fatale.
Po në këtë ngjarje doli bllof edhe policia e shtetit. Vetë kreu i saj Ardi Veliu, manipuloi personalisht provat duke mashtruar se në vendin e krimit, në Elbasan, nuk u gjentën elementë të vjedhjes së votës si: para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti.

E njëjta polici, u shndërua në një trupë kamikazësh politikë, e cila përgjatë gjithë fushatës, sipas urdhërit të udhëheqësit, u vu në shërbim të gjurmimit vetëm të partisë së Monika Kryemadhit. Vërtet uniformat blu arritën të kapin me sukses disa përfaqësues të LSI që tentuan të blejnë vota, por ata nuk dëshmuan asnjë paanësi dhe profesionalizëm për të kapur edhe hajdutët e tjerë. Kjo bëri që në listat e PS të shkëlqenin nga hiçi dy pjestarë të familjes Rakipi dhe që PSD e Tom Doshit të merrte 3 deputetë, që s’ishin dëgjuar kurrë më parë, as për ndonjë ide politike, as për ndonjë aksion qytetar dhe as se ekzistonin mes kastës “elitare” të atyre që shkojnë në parlament.

Natyrisht, i gjithë ky involvim i instutucioneve gjoja të pavarura do të vazhdojë në ditët e ardhshme të prodhojë prova të tjera. Por edhe kaq mjaftojnë për ti njollosur në mënyrë të pakthyeshme këto zgjedhje, ku të gjithë ata që rivalizonin me rilindjen, nuk kishin përballë vetëm atë, por të gjithë makinerinë shtetërore. /lapsi.al/

Tags: ANDI BUSHATIopinionPSshtetiZgjedhjet

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Valias / Po punonte në një banesë, bie nga lartësiae konsiderueshme 50-vjeçari

Kërcet arma në Tiranë/ Sherr mes 2 ortakëve të një pallati në ndërtim

Fushë-Krujë/ Plagosi pronarin e fasonerisë, në pranga autori Rrahmani

Urdhër-arrestet, Kim: SPAK ka marrë një rast të madh të krimit

Uron në shqip Yuri Kim : Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere!







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Përkujtimi i Holokaustit, mesazhi i Begajt për paqe dhe humanizëm
Aktualitet

Përkujtimi i Holokaustit, mesazhi i Begajt për paqe dhe humanizëm

by mirseda
09:34 | 27/01/2026
0

Sot, 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj,...

Kërkoi shfuqizimin e ‘arrestit me burg’, Kushtetuesja kalon në seancë çështjen e Veliajt

Hidhet shorti në Administrative, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt

09:30 | 27/01/2026
Sot pritet masa e sigurisë për protestuesit e opozitës, policia e shtetit shton masat e sigurisë

Sot pritet masa e sigurisë për protestuesit e opozitës, policia e shtetit shton masat e sigurisë

09:27 | 27/01/2026
Zbulohet “shtëpi bari” me 1 mijë rrënjë kanabisi në Lezhë

Zbulohet “shtëpi bari” me 1 mijë rrënjë kanabisi në Lezhë

09:14 | 27/01/2026
Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së

Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së

09:10 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com