Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Nuk fitoi mandatin/ Abazi: Bandat mafioze janë të lidhura me partitë politike

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Deti” në Hagë, Abazi: Rama para një tentative për tradhëti kombëtare

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Tiranë, Boiken Abazi është shprehur se vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.

Sipas Abazit, bandat kishin nevojë për politikën për të shtrirë kontrollin e tyre ekonomik, dhe partitë kishin nevojë për bandat për të shtrirë kontrollin e tyre politik, me përfitime ekonomike.

Abazi u shpreh se neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet, dhe ku sistemi i vërtetë patronazhist është ai mafioz, që u lejon njerëzve të jetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to.

Postimi i Abazit në rrjetin social, Facebook

Me rënien e diktaturës në Shqipëri nuk u liberalizua tregu, u liberalizua krimi. Nëse gjatë diktaturës “të drejtën” për të kryer krime me ose pa ligj, e kishin vetëm funksionarët e lartë të aparatit shtetëror dhe rrethi i tyre, në këto 30 vjet “e drejta” për të kryer krime u decentralizua, duke krijuar banda mafioze që kanë kolonizuar pjesë-pjesë Shqipërinë dhe janë lidhur me partitë politike, nganjëherë duke u futur edhe brenda tyre e duke i kontrolluar – sipas nevojës.

Bandat kishin nevojë për politikën për të shtrirë kontrollin e tyre ekonomik, dhe partitë kishin nevojë për bandat për të shtrirë kontrollin e tyre politik, me përfitime ekonomike. E gjitha kjo u lidh me anën e errët të globalizimit, përmes tregtisë së drogës dhe trafikut të emigrantëve që në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Paraja e pistë e këtyre bandave politike dhe partive bandite pastrohet në ndërtim në mes të kryeqytetit apo përmes betonizimit të bregdetit.

Kapitalizmi merr forma të ndryshme nga njëri shtet në tjetrin. Në Shqipëri ai ka marrë formën e neoliberalizmit kriminal përmes simbiozës mes partive politike, bandave dhe oligargisë monopoliste. Ky nuk është tranzicion, ky është stacioni ku ndalet e përkeqësohet një sistem mafioz. Nuk jemi rasti i vetëm në botë, mjafton të shikojmë përtej Adriatikut, apo edhe përtej Atlantikut, për të parë sisteme të ngjashme ne jug të Italisë apo në Meksikë.

Neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet, dhe ku sistemi i vërtetë patronazhist është ai mafioz, që u lejon njerëzve të (mbi)jetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to. Dhuna e krimit të organizuar është shndërruar në valutën përmes së cilës kryhen transaksionet mes bandave rivale. Dhuna rregullon llogaritë. Databaza e patronazhimit është vetëm një simptomë e patronazhimit të dhunshëm e strukturor të financave dhe ekonomisë-politike në Shqipëri.

Neoliberalizmi merr trajtat e neofeudalizmit. Udhëheqësi “karizmatik” i këtij sistemi, nuk drejton përmes diktatit por përmes marrëveshjeve me bandat mafioze dhe oligarkinë. Ai nuk ka nevojë të ketë kontrollin totalitar të mbretit gjakatar, apo diktatorit, mjafton të dijë të lidh e mirëmbajë marrëveshje me krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit, në stilin e një “mbreti merkantilist”. Pjesën e dhunës për të realizuar nënshtrimin dhe patronazhimin e kryejnë më tej bandat në bashkëpunim me policinë, si dhe vet situata ekonomike. Shkatërrimi i industrisë dhe i shtetit social, shkatërrimi në masë i mundësisë për punë të ndershme që krijon mirëqenie, krijojnë kushtet perfekte për nënshtrim dhe rekrutim.

Një organizim që kërkon transformimin e kësaj situate pa i marrë parasysh rrethanat është, në rastin më të mirë, naiv. Vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.

Kemi një nevojë të madhe reflektimi dhe analize mbi këtë situatë, në vend që të jepen receta për rrugën përpara. Kemi nevojë të mësojmë e te hymë në dialog me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ata që po i vuajnë më shumë krimet brutale të neoliberalizmit shqiptar. Kemi nevojën e madhe si shoqëri e si komb të gjejmë një mënyrë organizimi emancipues në kushtet e represionit politik dhe kontrollit kriminal mafioz të ekonomisë dhe politikës.

Alternativat nuk mund të jenë receta moderimi, por programe që adresojnë nevojat urgjente të shumicës së varfëruar e të shtresës së brishtë të mesme në Shqipëri.

Tags: BandaBoiken AbaziZgjedhjet

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

08:34 | 14/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Next Post
Ankesat për tenderët, 71% s’janë dakord me vlerësimin e ofertave

Ankesat për tenderët, 71% s’janë dakord me vlerësimin e ofertave

Sulm me bombë në Afganistan, 11 viktima dhe 13 të plagosur

Sulm me bombë në Afganistan, 11 viktima dhe 13 të plagosur

Fauci: Nëse jeni vaksinuar, lini mënjanë maskën tuaj në ambientet e jashmte

Fauci: Nëse jeni vaksinuar, lini mënjanë maskën tuaj në ambientet e jashmte







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

by mirseda
08:34 | 14/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjes ku mëngjesin e kësaj të marte është...

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

22:58 | 13/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com